Guvernatori Ismaili takohet me Zëvendëspresidenten e BB-së, Bassani, diskutohen arritjet nga reformat në sektorin financiar dhe modernizimin e sistemit të pagesave
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga Zëvendësguvernatorja, Nesrin Shileku-Shala, dhe delegacioni i BQK-së, zhvilloi takim bilateral me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Antonella Bassani, dhe ekipin e saj, në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB).Në njoftim thuhet se takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit për avancimin e reformave në sektorin financiar të Kosovës, me fokus të veçantë në stabilitetin financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave, mbrojtjen e konsumatorëve dhe përfshirjen financiare.Guvernatori Ismaili prezantoi progresin në zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar, të mbështetur nga Banka Botërore, duke theksuar kontributin e tij në realizimin e prioriteteve strategjike të BQK-së dhe modernizimin e infrastrukturës financiare të Kosovës."Vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të sistemit të pagesave të shpejta TIPS Clone, në bashkëpunim me Bankën e Italisë (Banca d’Italia), i cili synon të mundësojë pagesa të sigurta, efikase dhe në kohë reale. Guvernatori Ismaili theksoi progresin në realizimin e projektit dhe planin për zhvillimin gradual të shërbimeve inovative shtesë të pagesave gjatë vitit të ardhshëm.Në takim u diskutua gjithashtu për integrimin e Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Guvernatori Ismaili prezantoi progresin në zbatimin e Ligjit për Shërbimet e Pagesave, miratimin e akteve përkatëse nënligjore dhe përgatitjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në SEPA. Ai theksoi rëndësinë e amendamenteve të miratuara në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT), si dhe progresin në ndryshimet rregullative që dalin nga ky ligj dhe sqarimeve procedurale për finalizimin e procesit të aplikimit", thuhet në njoftim.BQK njofton tutje se palët diskutuan edhe për bashkëpunimin në forcimin e mbikëqyrjes

