PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ekonomia e maqedonisëDimitrieska-Koçoska: Në kushtet e pasigurisë globale, disiplina fiskale dhe reformat strukturore janë thelbësore për rritje të qëndrueshme ekonomike
2 min čitanja
Ekonomia e maqedonisë

Dimitrieska-Koçoska: Në kushtet e pasigurisë globale, disiplina fiskale dhe reformat strukturore janë thelbësore për rritje të qëndrueshme ekonomike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

"Disiplina fiskale, menaxhimi efikas i shpenzimeve publike dhe përshpejtimi i reformave strukturore janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike në kushtet e pasigurisë së madhe globale"."Ekonomia globale vazhdon të tregojë qëndrueshmëri ndaj goditjeve, por goditjet e përsëritura ekonomike po pakësojnë rezervat e disponueshme fiskale dhe energjetike, ndërkohë që presionet inflacioniste vijojnë më tej të jenë sfidë për një numër të madh vendesh. Në kushte të tilla, ndjekja e kujdesshme e politikave makroekonomike ka rëndësi thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të inflacionit".Këto ishin mesazhet kryesore të seancës plenare të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, në të cilat mori pjesë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.Në seancën plenare përmbyllëse të takimeve vjetore në Bangkok mbajti fjalim edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, kryetari i Grupit të Bankës Botërore, Axhaj Banga dhe kryetari i takimeve vjetore dhe guvernator i Bankës Qendrore të Paraguait, Karlos Karvalo Spalding.“Në kushtet e pasigurisë globale dhe goditjeve të përsëritura ekonomike, menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike është baza për ekonomi stabile. Fokusi ynë është konsolidimi fiskal, shfrytëzimi më efikas i mjeteve publike dhe zbatimi i reformave strukturore që do të rrisin produktivitetin, do të stimulojnë investimet dhe do të përforcojnë konkurrencën e ekonomisë vendase. Qëllimi ynë është të sigurojmë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe perspektiva më të mira për qytetarët dhe kompanitë”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.Në kuadër të takimeve vjetore, të cilat u mbajtën javën e kaluar në Bangkok, ministrja Dimitrieska-Koçoska zhvilloi takime me nënkryetaren rajonale të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonela Basani, nënkryetarin e IFC-së për Evropë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

"Disiplina fiskale, menaxhimi efikas i shpenzimeve publike dhe përshpejtimi i reformave strukturore janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe sigurimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike në kushtet e pasigurisë së madhe globale"."Ekonomia globale vazhdon të tregojë qëndrueshmëri ndaj goditjeve, por goditjet e përsëritura ekonomike po pakësojnë rezervat e disponueshme fiskale dhe energjetike, ndërkohë që presionet inflacioniste vijojnë më tej të jenë sfidë për një numër të madh vendesh. Në kushte të tilla, ndjekja e kujdesshme e politikave makroekonomike ka rëndësi thelbësore për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të inflacionit".Këto ishin mesazhet kryesore të seancës plenare të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, në të cilat mori pjesë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.Në seancën plenare përmbyllëse të takimeve vjetore në Bangkok mbajti fjalim edhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, kryetari i Grupit të Bankës Botërore, Axhaj Banga dhe kryetari i takimeve vjetore dhe guvernator i Bankës Qendrore të Paraguait, Karlos Karvalo Spalding.“Në kushtet e pasigurisë globale dhe goditjeve të përsëritura ekonomike, menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike është baza për ekonomi stabile. Fokusi ynë është konsolidimi fiskal, shfrytëzimi më efikas i mjeteve publike dhe zbatimi i reformave strukturore që do të rrisin produktivitetin, do të stimulojnë investimet dhe do të përforcojnë konkurrencën e ekonomisë vendase. Qëllimi ynë është të sigurojmë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe perspektiva më të mira për qytetarët dhe kompanitë”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.Në kuadër të takimeve vjetore, të cilat u mbajtën javën e kaluar në Bangkok, ministrja Dimitrieska-Koçoska zhvilloi takime me nënkryetaren rajonale të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonela Basani, nënkryetarin e IFC-së për Evropë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…