IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Kriza politike e Merz-it kërcënon fiksimin e Gjermanisë pas stabilitetit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje edhe një herë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë. “Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në kongresin e organizatës rinore të Bashkimit të […]

Članaka
77
Autora
0
Izvora
15
U posljednjih 7 dana
10

Učitavamo…

Izvještaj

Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje edhe një herë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë. “Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në kongresin e organizatës rinore të Bashkimit të […]

IndeksonlineIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Kancelari gjerman bën thirrje për përkrahje të Ukrainës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje edhe një herë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë. “Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në kongresin e organizatës rinore të Bashkimit të […] The post Kancelari gjerman bën thirrje për përkrahje të Ukrainës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje edhe një herë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.“Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në kongresin e organizatës rinore të Bashkimit të tij Demokristian (CDU) dhe partisë së saj simotër, Bashkimit Social-Kristian (CSU), në Berlin.Gjermania ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme ushtarake të Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke i ofruar sisteme të avancuara armatimi, municione dhe ndihmë të konsiderueshme financiare, si dhe duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.Merz kritikoi gjithashtu partinë opozitare të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partinë e ekstremit të majtë E Majta për “minimizimin e situatës” lidhur me Rusinë.“Ajo që po shohim aktualisht nga Rusia nuk është thjesht vënia në pikëpyetje e integritetit territorial të Ukrainës. Ajo që po shohim nga Rusia është minimi i përditshëm i demokracisë sonë, i vlerave tona dhe i mënyrës sonë të jetesës. Dhe ne po i kundërpërgjigjemi kësaj tani”, tha kancelari.Deklaratat e Merzit vijnë pas komenteve të fundit të kreut të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, i cili paralajmëroi për rrezikun që vendi të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë, duke thënë se Moska tashmë e konsideron Berlinin një nga kundërshtarët e saj kryesorë.Martin Jaeger, president i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), i tha komisionit parlamentar për inteligjencën se përballja me Rusinë ka marrë një dimension të ri dhe më të rrezikshëm. /AA/

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Merkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar të parlamentit

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se ekziston një dallim i qartë mes partisë së majtë Die Linke dhe partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke kundërshtuar bashkëpunimin politik me këtë të fundit.Merkel tha se brenda Die Linke ka anëtarë me qëndrime me të cilat ajo nuk pajtohet, veçanërisht sa i përket antisemitizmit. Megjithatë, sipas saj, qëndrimet e kësaj partie, në përgjithësi, nuk bien ndesh me Kushtetutën gjermane.Në anën tjetër, ish-kancelarja shprehu rezerva shumë më të mëdha ndaj AfD-së, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit me këtë forcë politike. “Unë do ta kisha bërë atë kompromis me partinë e majtë dhe besoj se nuk duhet të bashkëpunojmë me AfD-në”, deklaroi Merkel.Ajo theksoi se nuk do ta mbështeste kandidatin e AfD-së për president të parlamentit të një landi gjerman, edhe nëse kjo parti do të ishte forca më e madhe politike.“Edhe nëse AfD-ja do të ishte partia më e madhe, nuk do ta ngrija dorën për të zgjedhur kandidatin e saj si president të parlamentit të landit”, u shpreh ajo.Deklaratat e Merkelit pasqyrojnë qëndrimin e saj kundër bashkëpunimit me AfD-në, e cila është bërë një nga forcat kryesore të së djathtës në Gjermani. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 77 članaka