PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Angela merkelMerkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar të parlamentit
1 min čitanja
Angela merkel

Merkel kundërshton bashkëpunimin me AfD-në: Nuk do ta votoja kandidatin e tyre për kryetar të parlamentit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se ekziston një dallim i qartë mes partisë së majtë Die Linke dhe partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke kundërshtuar bashkëpunimin politik me këtë të fundit.Merkel tha se brenda Die Linke ka anëtarë me qëndrime me të cilat ajo nuk pajtohet, veçanërisht sa i përket antisemitizmit. Megjithatë, sipas saj, qëndrimet e kësaj partie, në përgjithësi, nuk bien ndesh me Kushtetutën gjermane.Në anën tjetër, ish-kancelarja shprehu rezerva shumë më të mëdha ndaj AfD-së, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit me këtë forcë politike. “Unë do ta kisha bërë atë kompromis me partinë e majtë dhe besoj se nuk duhet të bashkëpunojmë me AfD-në”, deklaroi Merkel.Ajo theksoi se nuk do ta mbështeste kandidatin e AfD-së për president të parlamentit të një landi gjerman, edhe nëse kjo parti do të ishte forca më e madhe politike.“Edhe nëse AfD-ja do të ishte partia më e madhe, nuk do ta ngrija dorën për të zgjedhur kandidatin e saj si president të parlamentit të landit”, u shpreh ajo.Deklaratat e Merkelit pasqyrojnë qëndrimin e saj kundër bashkëpunimit me AfD-në, e cila është bërë një nga forcat kryesore të së djathtës në Gjermani. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka theksuar se ekziston një dallim i qartë mes partisë së majtë Die Linke dhe partisë së djathtë ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke kundërshtuar bashkëpunimin politik me këtë të fundit.Merkel tha se brenda Die Linke ka anëtarë me qëndrime me të cilat ajo nuk pajtohet, veçanërisht sa i përket antisemitizmit. Megjithatë, sipas saj, qëndrimet e kësaj partie, në përgjithësi, nuk bien ndesh me Kushtetutën gjermane.Në anën tjetër, ish-kancelarja shprehu rezerva shumë më të mëdha ndaj AfD-së, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e bashkëpunimit me këtë forcë politike. “Unë do ta kisha bërë atë kompromis me partinë e majtë dhe besoj se nuk duhet të bashkëpunojmë me AfD-në”, deklaroi Merkel.Ajo theksoi se nuk do ta mbështeste kandidatin e AfD-së për president të parlamentit të një landi gjerman, edhe nëse kjo parti do të ishte forca më e madhe politike.“Edhe nëse AfD-ja do të ishte partia më e madhe, nuk do ta ngrija dorën për të zgjedhur kandidatin e saj si president të parlamentit të landit”, u shpreh ajo.Deklaratat e Merkelit pasqyrojnë qëndrimin e saj kundër bashkëpunimit me AfD-në, e cila është bërë një nga forcat kryesore të së djathtës në Gjermani. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…