IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

PriFest hapet sonte me filmin ‘Dua’

E përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e lavdëron filmin “Dua” të regjisores kosovare Blerta Basholli. Dua është trembëdhjetë vjeçe. Bashkë me shoqet e saj po bëhet gati për një festë: lyhen, qeshin dhe mundohen të marrin me mend se kush do të jetë atje. Por në mesin e muzikës dhe hapësirës së errët, festa ndërpritet dhunshëm nga shfaqja e një njësie të policisë serbe. Me këtë skenë hapet filmi më i ri i regjisores kosovare Blerta Basholli, i titulluar "Dua", për të cilin e përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka botuar sot një kritikë tejet vlerësuese. Në shkrimin e saj, gazeta zvicerane vë në dukje se si filmi bazohet në kujtimet e fëmijërisë së vetë regjisores për të sjellë përditshmërinë e trazuar të Prishtinës në fund të viteve të nëntëdhjeta. Përmes protagonistës kryesore, Duas (e luajtur nga Pinea Matoshi), e cila është fëmija më i vogël i një familjeje punëtore, Basholli pikturon ndjesinë e pasigurisë që përpin gradualisht jetën e përditshme, transmeton Telegrafi. Rruga për në shkollë bëhet me ecje rreth e rrotull për t'iu shmangur provokimeve të të rinjve serbë, mësimi zhvillohet nëpër shtëpi-shkolla private, fqinjët serbë nuk përshëndesin më, ndërsa babai monton dyer hekuri në hyrje të banesës. "Nuk ka nevojë të shfaqësh armë apo vrasje masive për të treguar përmasën e luftës. Për mua, lufta ishte e pranishme në çdo moment, me sa duket të vogël, të përditshmërisë," shpjegon Basholli. Ngjarjet marrin një rrjedhë edhe më dramatike kur motra më e madhe e shoqës së saj gjendet e vrarë, një ngjarje që e përball Duan drejtpërdrejt me dhunën dhe diskriminimin ndaj popullsisë shqiptare nën sundimin serb. Ndërsa vëllai i saj konsideron t'i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), filmi eksploron vijën e hollë mes vetëmbrojtjes dhe vetëgjyqësisë kur bota rreth teje shembet.“Neue Zürcher Zeitung” thekson se ky projekt kinematografik, i cili shfaqi premierën e tij botërore në Festivalin e Kanës (Cannes), merr një peshë të veçan

Članaka
22
Autora
0
Izvora
9
U posljednjih 7 dana
3

Učitavamo…

Izvještaj

Lufta që shpërfaqet në përditshmëri: Filmi "Dua" sjell Kosovën e fundviteve 90-të nëpërmjet syve të një adoleshenteje

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Dy filma nga Kosova, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për kinematografinë e vendit. Përzgjedhja e të dy filmave dëshmon praninë gjithnjë e më të spikatur të […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

“Fotoisti” sheh përtej te historitë e dhimbjes dhe përvojat njerëzore

Gjashtë ekspozita janë inauguruar të premten mbrëma, me hapjen e edicionit të katërt të festivalit ndërkombëtar të fotografisë “Fotoist”. Sivjet nëpërmjet 12 ekspozitave dhe 36 ngjarjeve të tjera, e vendos fotografinë përtej kufijve të artit, si dëshmi të historisë, bartëse të kujtesës dhe si mënyrë...

KohaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 22 članaka