PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Blerta basholliLufta që shpërfaqet në përditshmëri: Filmi "Dua" sjell Kosovën e fundviteve 90-të nëpërmjet syve të një adoleshenteje
2 min čitanja
Blerta basholli

Lufta që shpërfaqet në përditshmëri: Filmi "Dua" sjell Kosovën e fundviteve 90-të nëpërmjet syve të një adoleshenteje

Reakcije čitalacaUčitavamo…

E përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e lavdëron filmin “Dua” të regjisores kosovare Blerta Basholli. Dua është trembëdhjetë vjeçe. Bashkë me shoqet e saj po bëhet gati për një festë: lyhen, qeshin dhe mundohen të marrin me mend se kush do të jetë atje. Por në mesin e muzikës dhe hapësirës së errët, festa ndërpritet dhunshëm nga shfaqja e një njësie të policisë serbe. Me këtë skenë hapet filmi më i ri i regjisores kosovare Blerta Basholli, i titulluar "Dua", për të cilin e përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka botuar sot një kritikë tejet vlerësuese. Në shkrimin e saj, gazeta zvicerane vë në dukje se si filmi bazohet në kujtimet e fëmijërisë së vetë regjisores për të sjellë përditshmërinë e trazuar të Prishtinës në fund të viteve të nëntëdhjeta. Përmes protagonistës kryesore, Duas (e luajtur nga Pinea Matoshi), e cila është fëmija më i vogël i një familjeje punëtore, Basholli pikturon ndjesinë e pasigurisë që përpin gradualisht jetën e përditshme, transmeton Telegrafi. Rruga për në shkollë bëhet me ecje rreth e rrotull për t'iu shmangur provokimeve të të rinjve serbë, mësimi zhvillohet nëpër shtëpi-shkolla private, fqinjët serbë nuk përshëndesin më, ndërsa babai monton dyer hekuri në hyrje të banesës. "Nuk ka nevojë të shfaqësh armë apo vrasje masive për të treguar përmasën e luftës. Për mua, lufta ishte e pranishme në çdo moment, me sa duket të vogël, të përditshmërisë," shpjegon Basholli. Ngjarjet marrin një rrjedhë edhe më dramatike kur motra më e madhe e shoqës së saj gjendet e vrarë, një ngjarje që e përball Duan drejtpërdrejt me dhunën dhe diskriminimin ndaj popullsisë shqiptare nën sundimin serb. Ndërsa vëllai i saj konsideron t'i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), filmi eksploron vijën e hollë mes vetëmbrojtjes dhe vetëgjyqësisë kur bota rreth teje shembet.“Neue Zürcher Zeitung” thekson se ky projekt kinematografik, i cili shfaqi premierën e tij botërore në Festivalin e Kanës (Cannes), merr një peshë të veçan

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

E përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e lavdëron filmin “Dua” të regjisores kosovare Blerta Basholli. Dua është trembëdhjetë vjeçe. Bashkë me shoqet e saj po bëhet gati për një festë: lyhen, qeshin dhe mundohen të marrin me mend se kush do të jetë atje. Por në mesin e muzikës dhe hapësirës së errët, festa ndërpritet dhunshëm nga shfaqja e një njësie të policisë serbe. Me këtë skenë hapet filmi më i ri i regjisores kosovare Blerta Basholli, i titulluar "Dua", për të cilin e përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” ka botuar sot një kritikë tejet vlerësuese. Në shkrimin e saj, gazeta zvicerane vë në dukje se si filmi bazohet në kujtimet e fëmijërisë së vetë regjisores për të sjellë përditshmërinë e trazuar të Prishtinës në fund të viteve të nëntëdhjeta. Përmes protagonistës kryesore, Duas (e luajtur nga Pinea Matoshi), e cila është fëmija më i vogël i një familjeje punëtore, Basholli pikturon ndjesinë e pasigurisë që përpin gradualisht jetën e përditshme, transmeton Telegrafi. Rruga për në shkollë bëhet me ecje rreth e rrotull për t'iu shmangur provokimeve të të rinjve serbë, mësimi zhvillohet nëpër shtëpi-shkolla private, fqinjët serbë nuk përshëndesin më, ndërsa babai monton dyer hekuri në hyrje të banesës. "Nuk ka nevojë të shfaqësh armë apo vrasje masive për të treguar përmasën e luftës. Për mua, lufta ishte e pranishme në çdo moment, me sa duket të vogël, të përditshmërisë," shpjegon Basholli. Ngjarjet marrin një rrjedhë edhe më dramatike kur motra më e madhe e shoqës së saj gjendet e vrarë, një ngjarje që e përball Duan drejtpërdrejt me dhunën dhe diskriminimin ndaj popullsisë shqiptare nën sundimin serb. Ndërsa vëllai i saj konsideron t'i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), filmi eksploron vijën e hollë mes vetëmbrojtjes dhe vetëgjyqësisë kur bota rreth teje shembet.“Neue Zürcher Zeitung” thekson se ky projekt kinematografik, i cili shfaqi premierën e tij botërore në Festivalin e Kanës (Cannes), merr një peshë të veçan

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…