TikTok bllokon reklamat për dokumentarin mbi Elon Musk
Dokumentari katërorësh për Elon Musk po përballet me pengesa në platformat e rrjeteve sociale, pasi TikTok ka pezulluar përgjithmonë llogarinë reklamuese të filmit.Sipas The Hollywood Reporter, distributori i dokumentarit, Bleecker Street, u njoftua nga TikTok se llogaria ishte bllokuar përfundimisht për shkak të përmbajtjes politike. Edhe Meta dhe YouTube fillimisht refuzuan reklamat që promovonin trailerin e dokumentarit “Musk”, me regji të regjisorit fitues të çmimit Oscar, Alex Gibney. Megjithatë, të dyja platformat më vonë i lejuan reklamat. Meta e cilësoi refuzimin fillestar si një “gabim”.Regjisori Gibney konfirmoi gjithashtu se distributori ndërkombëtar Universal kishte hezituar për publikimin e filmit, por planet për shfaqjen e tij tashmë po vazhdojnë.Ndërkohë, rrjeti social X, në pronësi të vetë Musk, ka refuzuar të publikojë reklama për dokumentarin.Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen është pronësia e TikTok në SHBA, ku Larry Ellison ka një pjesëmarrje të pjesshme. Ellison, ashtu si Musk, është një mbështetës i njohur i presidentit amerikan Donald Trump.Dokumentari “Musk” u shfaq fillimisht në vetëm katër kinema fundjavën e kaluar, ndërsa tani po zgjerohet shpërndarja e tij. Filmi pritet të jetë i disponueshëm në platformën HBO gjatë vitit të ardhshëm, tashmë pjesë e Paramount/Skydance, e drejtuar nga David Ellison, djali i Larry Ellison. /Telegrafi/

