Elon muskDokumentari për Elon Musk po vjen - rrugëtimi i tij online nuk do të jetë i lehtë
2 min čitanja
Elon musk
Dokumentari për Elon Musk po vjen - rrugëtimi i tij online nuk do të jetë i lehtë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Dy kompani kanë ndryshuar qëndrim dhe tani do të lejojnë reklamat për dokumentarin e ardhshëm të regjisorit Alex Gibney për Elon Musk, pasi më herët u raportua se disa platforma sociale kishin refuzuar t’i shfaqnin ato.The Hollywood Reporter raportoi të premten se TikTok, Meta, YouTube dhe X kishin refuzuar reklamat me pagesë për trailerin e dokumentarit “Musk”.Por, pasi TechCrunch kontaktoi Meta-n, një zëdhënës i kompanisë tha se refuzimi ishte “një gabim” dhe se reklamat po riktheheshin.Edhe YouTube sqaroi se traileri ka qenë gjithmonë i disponueshëm në platformë. Kompania tha se kur u dërgua si reklamë, sistemi e kufizoi përkohësisht, por pas një rishikimi reklama u miratua për publikim.Ndërkohë, X ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin.Platforma është në pronësi të Elon Musk, i cili më herët ka kritikuar publikisht Gibney-n.Sipas raportimeve, Meta, TikTok dhe YouTube e kishin klasifikuar reklamën si përmbajtje politike, kategori që ka kufizime të ndryshme në këto platforma. Megjithatë, nuk është e qartë pse një trailer filmi u konsiderua reklamë politike.Dokumentari “Musk” është realizuar nga Alex Gibney, i njohur për dokumentarë si “Going Clear” dhe “The Inventor”. Ai u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe ka marrë vlerësime shumë pozitive nga kritikët.Dokumentari, që zgjat gati katër orë, trajton karrierën e Musk në teknologji, marrëdhënien e tij me Donald Trump dhe jetën personale. Ai pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 9 tetor. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.