IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

David Beckham publikon momentet emocionuese nga pushimet, puthje me Victorian dhe takim me Ronaldon

Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, kanë festuar dyvjetorin e lidhjes duke ndarë në rrjetet sociale një seri fotosh romantike nga pushimet e tyre.Në një prej imazheve, Romeo, 24 vjeç, shihet duke pozuar me Kim-in me bikini para pasqyrës në jahtin luksoz të familjes Beckham, të quajtur Seven. Në fotografi të tjera, çifti shfaqet i përqafuar me veshje sportive, ndërsa ndan momente të ëmbla edhe me qenin e Kim-it, bulldogun francez Biggie, shkruan DailyMail. Romeo e shoqëroi postimin me një dedikim për partneren, duke i shprehur dashurinë dhe duke e quajtur me përkëdheli Kimmy T. Ndërsa Kim shkroi se dy vitet së bashku kanë qenë të mbushura me dashuri dhe aventura. Postimet morën edhe mbështetjen e Victoria Beckham, e cila reagoi me emoji zemrash. Historia e çiftit nuk ka qenë pa ndërprerje. Romeo dhe Kim u ndanë në qershor të vitit 2025, pas disa muajsh lidhjeje, ndërsa në atë kohë u raportua se tensionet brenda familjes Beckham mund të kishin ndikuar në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, ata u afruan sërish në vjeshtën e po atij viti dhe vazhduan romancën.Ndërkohë, Romeo po përgatitet të provojë veten edhe në aktrim. Ai pritet të shfaqet në filmin francez Forty Love, ku interpreton një tenist që përfshihet në një marrëdhënie romantike me rivalin e tij në fushë. /Telegrafi/

Članaka
10
Autora
0
Izvora
6
U posljednjih 7 dana
3

Učitavamo…

Izvještaj

Romeo Beckham dhe Kim Turnbull festojnë dy vite lidhje, publikojnë foto intime nga pushimet

Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, kanë festuar dyvjetorin e lidhjes duke ndarë në rrjetet sociale një seri fotosh romantike nga pushimet e tyre.Në një prej imazheve, Romeo, 24 vjeç, shihet duke pozuar me Kim-in me bikini para pasqyrës në jahtin luksoz të familjes Beckham, të quajtur Seven. Në fotografi të tjera, çifti shfaqet i përqafuar me veshje sportive, ndërsa ndan momente të ëmbla edhe me qenin e Kim-it, bulldogun francez Biggie, shkruan DailyMail. Romeo e shoqëroi postimin me një dedikim për partneren, duke i shprehur dashurinë dhe duke e quajtur me përkëdheli Kimmy T. Ndërsa Kim shkroi se dy vitet së bashku kanë qenë të mbushura me dashuri dhe aventura. Postimet morën edhe mbështetjen e Victoria Beckham, e cila reagoi me emoji zemrash. Historia e çiftit nuk ka qenë pa ndërprerje. Romeo dhe Kim u ndanë në qershor të vitit 2025, pas disa muajsh lidhjeje, ndërsa në atë kohë u raportua se tensionet brenda familjes Beckham mund të kishin ndikuar në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, ata u afruan sërish në vjeshtën e po atij viti dhe vazhduan romancën.Ndërkohë, Romeo po përgatitet të provojë veten edhe në aktrim. Ai pritet të shfaqet në filmin francez Forty Love, ku interpreton një tenist që përfshihet në një marrëdhënie romantike me rivalin e tij në fushë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Çfarë po ndodhë me të? David Beckham shfaqet me fytyrë të ënjtur

Ish-futbollisti anglez, David Beckham, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në rrjetet sociale, ku shfaqet me fytyrë pak të ënjtur pas një trajtimi dentar. Në postimin e publikuar, Beckham ka bërë të ditur se ënjtja është pasojë e punimeve të tjera dentare, por ka theksuar se gjendja e tij po përmirësohet, shkruan IndeksOnline. […]

IndeksonlineIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Romeo Beckham përqafon Kim Turnbull në Çmimin e Madh të Singaporit

Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, janë shfaqur të afërt gjatë pjesëmarrjes në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, vetëm disa orë pasi publikuan një fotografi intime nga shtrati.Modeli 24-vjeçar dhe DJ-ja 25-vjeçare u fotografuan në zonën e garazheve të ekipit Alpine, përpara kualifikimeve të sprintit. Romeo e përqafoi Kim nga beli, ndërsa ajo mbante një timon të Formula 1. Ai kishte zgjedhur një bluzë të zezë, xhinse dhe aksesorë argjendi, ndërsa Kim u shfaq me një fustan të shkurtër të bardhë, shkruan DailyMail. Çifti vizitoi padokun dhe garazhet në pistën Marina Bay Street Circuit, duke shijuar atmosferën e garës. Interesi i Romeos për sportin motorik vjen pas eksperiencës së vëllait të tij, Brooklyn, i cili vitin e kaluar mori pjesë në aktivitetin Formula E Evo Sessions dhe u stërvit nga piloti Mitch Evans.Disa orë para daljes publike, Kim kishte publikuar një selfie të çiftit në shtrat. Në fotografi, ajo shfaqej me një reçipetë ngjyrë bordo, duke i puthur krahun Romeos, i cili ishte pa bluzë dhe duke dremitur me krahun e mbështjellë rreth saj. Ajo e shoqëroi imazhin me mbishkrimin se bëhej fjalë për një sy gjumë profesional. Ndërkohë, familja Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Brooklynin. Nëna e Romeos, Victoria Beckham, së fundmi publikoi pamje nga prapaskenat e sfilatës së saj në Javën e Modës në Paris, ku familjarët e saj e mbështetën nga rreshti i parë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 10 članaka