PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kim turnbullRomeo Beckham përqafon Kim Turnbull në Çmimin e Madh të Singaporit
2 min čitanja
Kim turnbull

Romeo Beckham përqafon Kim Turnbull në Çmimin e Madh të Singaporit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, janë shfaqur të afërt gjatë pjesëmarrjes në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, vetëm disa orë pasi publikuan një fotografi intime nga shtrati.Modeli 24-vjeçar dhe DJ-ja 25-vjeçare u fotografuan në zonën e garazheve të ekipit Alpine, përpara kualifikimeve të sprintit. Romeo e përqafoi Kim nga beli, ndërsa ajo mbante një timon të Formula 1. Ai kishte zgjedhur një bluzë të zezë, xhinse dhe aksesorë argjendi, ndërsa Kim u shfaq me një fustan të shkurtër të bardhë, shkruan DailyMail. Çifti vizitoi padokun dhe garazhet në pistën Marina Bay Street Circuit, duke shijuar atmosferën e garës. Interesi i Romeos për sportin motorik vjen pas eksperiencës së vëllait të tij, Brooklyn, i cili vitin e kaluar mori pjesë në aktivitetin Formula E Evo Sessions dhe u stërvit nga piloti Mitch Evans.Disa orë para daljes publike, Kim kishte publikuar një selfie të çiftit në shtrat. Në fotografi, ajo shfaqej me një reçipetë ngjyrë bordo, duke i puthur krahun Romeos, i cili ishte pa bluzë dhe duke dremitur me krahun e mbështjellë rreth saj. Ajo e shoqëroi imazhin me mbishkrimin se bëhej fjalë për një sy gjumë profesional. Ndërkohë, familja Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Brooklynin. Nëna e Romeos, Victoria Beckham, së fundmi publikoi pamje nga prapaskenat e sfilatës së saj në Javën e Modës në Paris, ku familjarët e saj e mbështetën nga rreshti i parë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Romeo Beckham dhe e dashura e tij, Kim Turnbull, janë shfaqur të afërt gjatë pjesëmarrjes në Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, vetëm disa orë pasi publikuan një fotografi intime nga shtrati.Modeli 24-vjeçar dhe DJ-ja 25-vjeçare u fotografuan në zonën e garazheve të ekipit Alpine, përpara kualifikimeve të sprintit. Romeo e përqafoi Kim nga beli, ndërsa ajo mbante një timon të Formula 1. Ai kishte zgjedhur një bluzë të zezë, xhinse dhe aksesorë argjendi, ndërsa Kim u shfaq me një fustan të shkurtër të bardhë, shkruan DailyMail. Çifti vizitoi padokun dhe garazhet në pistën Marina Bay Street Circuit, duke shijuar atmosferën e garës. Interesi i Romeos për sportin motorik vjen pas eksperiencës së vëllait të tij, Brooklyn, i cili vitin e kaluar mori pjesë në aktivitetin Formula E Evo Sessions dhe u stërvit nga piloti Mitch Evans.Disa orë para daljes publike, Kim kishte publikuar një selfie të çiftit në shtrat. Në fotografi, ajo shfaqej me një reçipetë ngjyrë bordo, duke i puthur krahun Romeos, i cili ishte pa bluzë dhe duke dremitur me krahun e mbështjellë rreth saj. Ajo e shoqëroi imazhin me mbishkrimin se bëhej fjalë për një sy gjumë profesional. Ndërkohë, familja Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Brooklynin. Nëna e Romeos, Victoria Beckham, së fundmi publikoi pamje nga prapaskenat e sfilatës së saj në Javën e Modës në Paris, ku familjarët e saj e mbështetën nga rreshti i parë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…