IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Cakolli: Afatet procedurale e bëjnë të pamundur miratimin e Ligjit për Dhomat Speciale para 6 tetorit

Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ndryshe vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Pavarësisht se krerët e partive kanë deklaruar publikisht se nuk i duan zgjedhjet e reja, marrëveshje mes tyre ende nuk ka. Kryeministri Albin […] The post Partitë ende pa marrëveshje: A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve? first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Članaka
7
Autora
0
Izvora
3
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Partitë ende pa marrëveshje: A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve?

Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor partitë politike duhet të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, ndryshe vendi shkon në zgjedhje parlamentare. Pavarësisht se krerët e partive kanë deklaruar publikisht se nuk i duan zgjedhjet e reja, marrëveshje mes tyre ende nuk ka. Kryeministri Albin […] The post Partitë ende pa marrëveshje: A po shkon Kosova drejt zgjedhjeve? first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Mërgimtarët protestojnë në Malmo: UÇK-ja është emri i lirisë së Kosovës

Edhe në Malmo të Suedisë është mbajtur protestë kundër aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Një numër bashkatdhetarësh kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë marshuar duke mbajtur pankarta në duar, në të cilat shkruhej “UÇK – Luftë për Liri”. Gjatë protestës, njëri prej pjesëmarrësve ka marrë fjalën […] The post Mërgimtarët protestojnë në Malmo: UÇK-ja është emri i lirisë së Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Protestuesit kërkojnë nga Kuvendi votimin e ligjit

Ka përfunduar protesta me kërkesën që Kuvendi të votoj Ligjin për Specialen. Pasi protestuan si çdo natë para Qeverisë dhe u mbajtën fjalimet, më pas protestuesit shkuan te hyrja e Kuvendit ku hynë deputetët dhe kërkuan që ata të votojnë Ligjin për Specialen. Më pas si çdo natë protestuesit u shpërndanë. Nis protesta Ka nisur […] The post Protestuesit kërkojnë nga Kuvendi votimin e ligjit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Cakolli: Koha deri më 6 tetor e bën shumë të vështirë miratimin e Ligjit për Specialen

Pas opinionit pozitiv të Qeverisë për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, procedura për shqyrtimin e tij mund të vazhdojë në Kuvend.Megjithatë, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, koha e mbetur deri më 6 tetor, kur përfundon afati për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, e bën shumë të vështirë përmbylljen e procedurave për këtë projektligj.Cakolli thekson se Qeveria kishte afat deri në 30 ditë nga pranimi i projektligjit për të dhënë mendimin e saj, ndërsa dorëzimi i opinionit vetëm mbrëmë ka ngushtuar ndjeshëm kohën në dispozicion për shqyrtim dhe miratim.Sipas tij, procedura e zakonshme legjislative zgjat disa javë, por Kuvendi ka në dispozicion mekanizma për përshpejtimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve.“Meqenëse materialet e plota të projektligjit u shpërndahen deputetëve sot, më 3 tetor”, Cakolli ka paraqitur një sërë hapash që, sipas tij, duhet të ndiqen për shqyrtimin e projektligjit.Ai ka theksuar se Komisioni për Legjislacion, pasi të ngarkohet nga Kryetarja e Kuvendit, mund ta shqyrtojë projektligjin në parim që sot, ndërsa më pas Kuvendi mund të thirret në seancë të rregullt ose të jashtëzakonshme.Për procedurën e përshpejtuar, Cakolli ka sqaruar se nevojitet kërkesë e së paku 30 deputetëve ose e Qeverisë, ndërsa shmangia nga afatet procedurale mund të propozohet nga së paku gjashtë deputetë dhe duhet të miratohet me dy të tretat e deputetëve të pranishëm.Megjithatë, sipas tij, edhe procedurat e përshpejtuara kanë afate minimale që duhet të respektohen.“Duhet të kalojnë së paku 48 orë nga shpërndarja e materialeve deri te shqyrtimi i parë dhe pastaj së paku 72 orë nga miratimi në parim deri te shqyrtimi i dytë. Pra, gjithsej së paku pesë ditë”, ka shkruar Cakolli.Ai ka bërë të ditur se, nëse materialet janë shpërndarë dhe Komisioni për Legjislacion e miraton projektligjin, shqyrtimi i parë në seancë mund të mbahet më së hershmi të hënën, më 5 tetor.Ndërkaq, pas miratimit në parim, projektligji duh

TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 7 članaka