Dhomat e specializuaraCakolli: Koha deri më 6 tetor e bën shumë të vështirë miratimin e Ligjit për Specialen
2 min čitanja
Dhomat e specializuara
Cakolli: Koha deri më 6 tetor e bën shumë të vështirë miratimin e Ligjit për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pas opinionit pozitiv të Qeverisë për projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, procedura për shqyrtimin e tij mund të vazhdojë në Kuvend.Megjithatë, sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, koha e mbetur deri më 6 tetor, kur përfundon afati për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, e bën shumë të vështirë përmbylljen e procedurave për këtë projektligj.Cakolli thekson se Qeveria kishte afat deri në 30 ditë nga pranimi i projektligjit për të dhënë mendimin e saj, ndërsa dorëzimi i opinionit vetëm mbrëmë ka ngushtuar ndjeshëm kohën në dispozicion për shqyrtim dhe miratim.Sipas tij, procedura e zakonshme legjislative zgjat disa javë, por Kuvendi ka në dispozicion mekanizma për përshpejtimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve.“Meqenëse materialet e plota të projektligjit u shpërndahen deputetëve sot, më 3 tetor”, Cakolli ka paraqitur një sërë hapash që, sipas tij, duhet të ndiqen për shqyrtimin e projektligjit.Ai ka theksuar se Komisioni për Legjislacion, pasi të ngarkohet nga Kryetarja e Kuvendit, mund ta shqyrtojë projektligjin në parim që sot, ndërsa më pas Kuvendi mund të thirret në seancë të rregullt ose të jashtëzakonshme.Për procedurën e përshpejtuar, Cakolli ka sqaruar se nevojitet kërkesë e së paku 30 deputetëve ose e Qeverisë, ndërsa shmangia nga afatet procedurale mund të propozohet nga së paku gjashtë deputetë dhe duhet të miratohet me dy të tretat e deputetëve të pranishëm.Megjithatë, sipas tij, edhe procedurat e përshpejtuara kanë afate minimale që duhet të respektohen.“Duhet të kalojnë së paku 48 orë nga shpërndarja e materialeve deri te shqyrtimi i parë dhe pastaj së paku 72 orë nga miratimi në parim deri te shqyrtimi i dytë. Pra, gjithsej së paku pesë ditë”, ka shkruar Cakolli.Ai ka bërë të ditur se, nëse materialet janë shpërndarë dhe Komisioni për Legjislacion e miraton projektligjin, shqyrtimi i parë në seancë mund të mbahet më së hershmi të hënën, më 5 tetor.Ndërkaq, pas miratimit në parim, projektligji duh
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.