IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Austria fiton ndaj Izraelit me gol të minutave të fundit

Austria mund të përballet me Kosovën të dielën pa një prej lojtarëve që kishte mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit.Michael Gregoritsch nuk ka pësuar lëndim serioz në përballjen ndaj Izraelit, por gjendja e tij mbetet në pikëpyetje për sfidën ndaj “Dardanëve”, e cila zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në Vjenë.Sulmuesi austriak pësoi një lëndim në nyjën e këmbës gjatë fitores 3-1 ndaj Izraelit në Linz dhe u detyrua ta lërë fushën që në pjesën e parë. Në vend të tij u aktivizua Sasha Kalajdzic.Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve APA se lëndimi nuk është serioz. Gregoritsch iu nënshtrua edhe rezonancës magnetike të premten për të vlerësuar gjendjen e tij. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion deri në ndeshjen me Kosovën e bën pjesëmarrjen e tij të pasigurt. Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka lënë të hapur mundësinë që 32-vjeçari të mos rrezikohet ndaj “Dardanëve”.“Ai e zuri keq nyjën dhe u mundua që ta lidhë, por kishte telashe dhe u desh të ndalej. Nuk duket lëndim serioz, por ndeshja ndaj Kosovës është shumë shpejt. Ndoshta do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet tjera”, deklaroi Rangnick pas fitores ndaj Izraelit./Telegrafi/

Članaka
14
Autora
0
Izvora
7
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Alarm te Austria para ndeshjes ndaj Kosovës – ylli i kombëtares rrezikon të mos luajë

Austria mund të përballet me Kosovën të dielën pa një prej lojtarëve që kishte mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit.Michael Gregoritsch nuk ka pësuar lëndim serioz në përballjen ndaj Izraelit, por gjendja e tij mbetet në pikëpyetje për sfidën ndaj “Dardanëve”, e cila zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në Vjenë.Sulmuesi austriak pësoi një lëndim në nyjën e këmbës gjatë fitores 3-1 ndaj Izraelit në Linz dhe u detyrua ta lërë fushën që në pjesën e parë. Në vend të tij u aktivizua Sasha Kalajdzic.Federata Austriake e Futbollit ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve APA se lëndimi nuk është serioz. Gregoritsch iu nënshtrua edhe rezonancës magnetike të premten për të vlerësuar gjendjen e tij. Megjithatë, koha e shkurtër në dispozicion deri në ndeshjen me Kosovën e bën pjesëmarrjen e tij të pasigurt. Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka lënë të hapur mundësinë që 32-vjeçari të mos rrezikohet ndaj “Dardanëve”.“Ai e zuri keq nyjën dhe u mundua që ta lidhë, por kishte telashe dhe u desh të ndalej. Nuk duket lëndim serioz, por ndeshja ndaj Kosovës është shumë shpejt. Ndoshta do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet tjera”, deklaroi Rangnick pas fitores ndaj Izraelit./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Austria mposhtet vështirë si vendase

Në kohën kur Kosova po e festonte fitoren ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”, Austria po e siguronte fitoren ndaj Izraelit.Austriakët fituan 3:1 ndaj Izraelit të enjten mbrëma, me dy golat e fundit të shënuar në minutën e 90-të dhe 93-të. Por Austria e vazhdoi serinë...

KohaIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Dardanët kthehen në stërvitje

Futbollistët e Kosovës janë kthyer menjëherë të premten në stërvitje. Tani fokusi është te ndeshja e së dielës ndaj Austrisë, që zhvillohet nga ora 18:00 në Vjenë. “Në stërvitjen e sotme, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 16 futbollistë, ndërsa 11-shja startuese e ndeshjes së mbrëmshme zhvilloi seancën e rigjenerimit në hotel”, ka njoftuar FFK-ja. […] The post Dardanët kthehen në stërvitje appeared first on GazetaKosova.com.

GazetaKosova.comIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Dikur drejtonte Austrinë, tani e pret si kundërshtar – Rangnick flet me shumë respekt për Fodën

Austria e nisi me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve, por Ralf Rangnick nuk dëshiron që skuadra e tij të ndalet këtu. Pas triumfit 3-1 ndaj Izraelit, përzgjedhësi austriak tashmë e ka kthyer vëmendjen te Kosova dhe përballja e së dielës në Vjenë.“Duam që fitores ndaj Izraelit t’ia bashkojmë edhe fitoren ndaj Kosovës”, ka deklaruar Rangnick.Në anën tjetër, “Dardanët” vijnë në këtë sfidë pas një starti pozitiv, pasi e mposhtën Irlandën me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”. Të dyja skuadrat kështu hyjnë në përballjen e Vjenës me nga tri pikë.Por kjo ndeshje do të ketë edhe një dimension të veçantë për Rangnickun. Përballë tij do të jetë Franco Foda, trajneri që dikur e drejtonte Austrinë dhe që tash udhëheq Kosovën. Foda ishte përzgjedhës i Austrisë nga viti 2017 deri në vitin 2022.Pavarësisht se këtë herë do të jenë në dy bankina të ndryshme, Rangnick ka folur me shumë respekt për marrëdhënien me bashkëkombësin e tij. Franco Foda i dha debutimin, tani ylli i Austrisë vihet përballë tij: Ribashkimi do të jetë shumë i veçantë “Jam takuar disa herë me të në vitet e fundit. Kaloj shumë mirë me të. Ai është shumë i këndshëm, jashtëzakonisht koleg i këndshëm”, ka theksuar Rangnick për Fodan.Tash, megjithatë, miqësia do të lihet për pak në plan të dytë. Rangnick kërkon fitoren e dytë radhazi, ndërsa Foda dhe Kosova synojnë të vazhdojnë serinë pozitive në një Vjenë ku pritet edhe mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 14 članaka