Franco fodaDikur drejtonte Austrinë, tani e pret si kundërshtar – Rangnick flet me shumë respekt për Fodën
2 min čitanja
Franco foda
Dikur drejtonte Austrinë, tani e pret si kundërshtar – Rangnick flet me shumë respekt për Fodën
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Austria e nisi me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve, por Ralf Rangnick nuk dëshiron që skuadra e tij të ndalet këtu. Pas triumfit 3-1 ndaj Izraelit, përzgjedhësi austriak tashmë e ka kthyer vëmendjen te Kosova dhe përballja e së dielës në Vjenë.“Duam që fitores ndaj Izraelit t’ia bashkojmë edhe fitoren ndaj Kosovës”, ka deklaruar Rangnick.Në anën tjetër, “Dardanët” vijnë në këtë sfidë pas një starti pozitiv, pasi e mposhtën Irlandën me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”. Të dyja skuadrat kështu hyjnë në përballjen e Vjenës me nga tri pikë.Por kjo ndeshje do të ketë edhe një dimension të veçantë për Rangnickun. Përballë tij do të jetë Franco Foda, trajneri që dikur e drejtonte Austrinë dhe që tash udhëheq Kosovën. Foda ishte përzgjedhës i Austrisë nga viti 2017 deri në vitin 2022.Pavarësisht se këtë herë do të jenë në dy bankina të ndryshme, Rangnick ka folur me shumë respekt për marrëdhënien me bashkëkombësin e tij. Franco Foda i dha debutimin, tani ylli i Austrisë vihet përballë tij: Ribashkimi do të jetë shumë i veçantë “Jam takuar disa herë me të në vitet e fundit. Kaloj shumë mirë me të. Ai është shumë i këndshëm, jashtëzakonisht koleg i këndshëm”, ka theksuar Rangnick për Fodan.Tash, megjithatë, miqësia do të lihet për pak në plan të dytë. Rangnick kërkon fitoren e dytë radhazi, ndërsa Foda dhe Kosova synojnë të vazhdojnë serinë pozitive në një Vjenë ku pritet edhe mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.