IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Fundjavë e zgjatur, e hëna ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.Këto sfida u diskutuan në panelin “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, të mbajtur në Europe House në Strumicë, në kuadër të fushatës “Vish ndryshimin”, të iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë.Në diskutim janë trajtuar shkaqet e këtyre pabarazive, përfshirë edhe praktikat që lidhen me trashëgiminë. Edhe pse vajzat kanë të drejtë ligjore për të trashëguar, ato shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve. Në këtë ndikojnë traditat e kahershme dhe pritshmëria se, pas martesës, vajza do t’i “përkasë një familjeje tjetër”. Në diskutim u theksuan edhe pengesat tradicionale që i bëjnë vajzat të heqin dorë nga trashëgimia në favor të vëllezërve. Mesazhi kryesor ishte se kontributi i grave fermere duhet të shoqërohet me të drejta dhe mundësi të barabarta.

Članaka
46
Autora
0
Izvora
11
U posljednjih 7 dana
6

Učitavamo…

Izvještaj

Në Maqedoni ka mbi 38 mijë gra fermere, por pa të drejta të barabarta

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.Këto sfida u diskutuan në panelin “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, të mbajtur në Europe House në Strumicë, në kuadër të fushatës “Vish ndryshimin”, të iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë.Në diskutim janë trajtuar shkaqet e këtyre pabarazive, përfshirë edhe praktikat që lidhen me trashëgiminë. Edhe pse vajzat kanë të drejtë ligjore për të trashëguar, ato shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve. Në këtë ndikojnë traditat e kahershme dhe pritshmëria se, pas martesës, vajza do t’i “përkasë një familjeje tjetër”. Në diskutim u theksuan edhe pengesat tradicionale që i bëjnë vajzat të heqin dorë nga trashëgimia në favor të vëllezërve. Mesazhi kryesor ishte se kontributi i grave fermere duhet të shoqërohet me të drejta dhe mundësi të barabarta.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Misajllovsk: Nga 1 janari do të ketë rritje të pagave në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski, ka paralajmëruar rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë dhe punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes nga 1 janari, si dhe një zgjidhje afatgjatë për statusin e ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç.Gjatë ceremonisë në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, ai bëri të ditur se propozimi për ushtarët mbi 45 vjeç është shqyrtuar në kolegjiumin qeveritar dhe pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.Sipas Misajllovskit, ushtarët do të mund të vazhdojnë karrierën deri në pensionim, ndërsa parashihet edhe marrëveshje e re kolektive me sindikatat, pa cenuar të drejtat ekzistuese të punonjësve.Ministri njoftoi gjithashtu se gjatë mandatit të tij janë paguar mbi 26 milionë euro për çështje gjyqësore që lidhen me vitet 2019 dhe 2020.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Gashi: Institucione të forta për zbatimin e qëndrueshëm të rregullave

Në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Sekretarëve të Përgjithshëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, e cila po mbahet më 15 dhe 16 tetor 2026 në Romë, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mbajti fjalim me temën "Rivendosja e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla: roli i parlamenteve në përballjen me krizat bashkëkohore dhe reagimin ndaj tyre", thuhet në njoftimin e Kuvendit.Në njoftim thuhet se Gashi para homologëve theksoi se në kushtet e pasigurisë së shtuar dhe sfidave komplekse gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike, e drejta ndërkombëtare përbën një parakusht kyç për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, mbrojtjen e sovranitetit dhe të drejtave të shteteve, si dhe vendosjen e rregullave të qarta në marrëdhëniet ndërkombëtare.Në këtë drejtim, ai theksoi nevojën për institucione të forta që do të sigurojnë zbatimin e qëndrueshëm të këtyre rregullave, duke theksuar rolin e parlamenteve në mbikëqyrjen demokratike, legjitimimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit."Duke iu referuar rolit të Këshillit të Evropës, ai theksoi kontributin e kësaj Organizate në avancimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës. Ai theksoi gjithashtu se diplomacia parlamentare është një instrument i rëndësishëm për forcimin e besimit të ndërsjellë, thellimin e dialogut ndërparlamentar dhe zhvillimin e partneriteteve afatgjata, të bazuara në bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë.Në kontekstin e sfidave bashkëkohore, Kryetari Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të veprimeve të koordinuara për forcimin e qëndrueshmërisë kolektive dhe përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë, ekonomike dhe sociale. Në përfundim, ai theksoi se, përmes dialogut të hapur, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së ndërsjellë, parlamentet mund të kontribuojnë nësigurimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në interes të qytetarëve", thuhet në nj

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Mbi 93% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut përdorin internet

Në tremujorin e parë të vitit 2026, 93.7 përqind e popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, të moshës 15 deri në 74 vjeç përdori internetin, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në familje dhe nga individë. Në të njëjtën periudhë, 91.2 përqind e familjeve kishin qasje në internet nga shtëpia. Të dhënat tregojnë përdorim të gjerë të internetit dhe shërbimeve digjitale në jetën e përditshme të popullsisë, si dhe një nivel të lartë të qasjes në internet në familjet në Maqedoni. 81.2 përqind e popullsisë përdori internetin disa herë gjatë ditës, dhe e njëjta përqindje porositi ose bleu mallra ose shërbime në internet në 12 muajt e fundit. Në përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, pjesa më e madhe prej 93.5 përqind bëhet nga telefonia në internet dhe thirrjet video (nëpërmjet kamerës së internetit dhe përdorimit të aplikacioneve të tilla si Skype, FaceTime, Messenger, WhatsApp, Viber dhe Snapchat). Pjesa më e madhe prej 88.4% është shkëmbimi i mesazheve, kryesisht përmes Skype, Messenger, WhatsApp dhe Viber.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 46 članaka