PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bujqësia në maqedoniNë Maqedoni ka mbi 38 mijë gra fermere, por pa të drejta të barabarta
1 min čitanja
Bujqësia në maqedoni

Në Maqedoni ka mbi 38 mijë gra fermere, por pa të drejta të barabarta

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.Këto sfida u diskutuan në panelin “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, të mbajtur në Europe House në Strumicë, në kuadër të fushatës “Vish ndryshimin”, të iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë.Në diskutim janë trajtuar shkaqet e këtyre pabarazive, përfshirë edhe praktikat që lidhen me trashëgiminë. Edhe pse vajzat kanë të drejtë ligjore për të trashëguar, ato shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve. Në këtë ndikojnë traditat e kahershme dhe pritshmëria se, pas martesës, vajza do t’i “përkasë një familjeje tjetër”. Në diskutim u theksuan edhe pengesat tradicionale që i bëjnë vajzat të heqin dorë nga trashëgimia në favor të vëllezërve. Mesazhi kryesor ishte se kontributi i grave fermere duhet të shoqërohet me të drejta dhe mundësi të barabarta.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë të sigurisë financiare, pushimit të lehonisë, sigurimit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale.Këto sfida u diskutuan në panelin “Të korrat pa emrin e saj: Gratë rurale dhe puna e padukshme”, të mbajtur në Europe House në Strumicë, në kuadër të fushatës “Vish ndryshimin”, të iniciuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve anëtare.Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2021 vetëm 4,1 për qind e grave në zonat rurale figuronin si pronare të pronave, ndërsa në nivel kombëtar vetëm 12 për qind e grave kanë në pronësi tokë.Në diskutim janë trajtuar shkaqet e këtyre pabarazive, përfshirë edhe praktikat që lidhen me trashëgiminë. Edhe pse vajzat kanë të drejtë ligjore për të trashëguar, ato shpesh heqin dorë nga pjesa e tyre në favor të vëllezërve. Në këtë ndikojnë traditat e kahershme dhe pritshmëria se, pas martesës, vajza do t’i “përkasë një familjeje tjetër”. Në diskutim u theksuan edhe pengesat tradicionale që i bëjnë vajzat të heqin dorë nga trashëgimia në favor të vëllezërve. Mesazhi kryesor ishte se kontributi i grave fermere duhet të shoqërohet me të drejta dhe mundësi të barabarta.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…