IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Alarm për murtajën në Rusi, 197 persona në izolim pas vdekjes së punonjëses së laboratorit

Edhe pse Lenini iu rikthye punës pas plagosjes, mjekët dhe bashkëkohësit vunë re se shëndeti i tij ishte dëmtuar përgjithmonë … Më 30 gusht 1918, Vladimir Iliç Lenini i shpëtoi për pak vdekjes pas një atentati në Moskë, një ngjarje që la gjurmë jo vetëm në shëndetin e tij, por edhe në historinë e Bashkimit […]

Članaka
33
Autora
0
Izvora
10
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Gruaja që tentoi ta vriste Leninin

Edhe pse Lenini iu rikthye punës pas plagosjes, mjekët dhe bashkëkohësit vunë re se shëndeti i tij ishte dëmtuar përgjithmonë … Më 30 gusht 1918, Vladimir Iliç Lenini i shpëtoi për pak vdekjes pas një atentati në Moskë, një ngjarje që la gjurmë jo vetëm në shëndetin e tij, por edhe në historinë e Bashkimit […]

Epoka e ReIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Klekovski: Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit

Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili në një deklaratë për televizionin Sitel tha se imunizimi nuk do të vonohet dhe do të fillojë me kohë, si çdo sezon.Deri në mesin e nëntorit pritet të arrijnë edhe 26 mijë doza, ndërsa pak më vonë vendi pritet t’i marrë edhe vaksinat e mbetura, për të arritur numrin e planifikuar prej 80 mijë vaksinash.“Sasitë e para të vaksinave arritën dje në vend dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve dhe testimeve të nevojshme. Presim që të martën të aktivizohet sistemi ‘Termini Im’ për paraqitjen për vaksinim dhe sipas planit, deri në fund të javës ose në fillim të javës së ardhshme të fillojmë t’i ftojmë qytetarët për vaksinim”, tha Klekovski për TV Sitel.Në fillim të kësaj jave, autoritetet shëndetësore njoftuan se kishte vonesa në furnizimin me vaksina, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kishte publikuar më vonë se zakonisht shtamet e virusit për këtë sezon, për çka prodhuesit në Evropë dhe vende të tjera kishin nisur prodhimin dhe dërgesat me vonesë.Edhe sezonin e kaluar, Ministria e Shëndetësisë siguroi 80 mijë vaksina kundër gripit, të cilat ishin falas për grupet e rrezikuara. Sipas Klekovskit, me 30 mijë vaksinat e arritura dje mund të vaksinohen nga 1.500 qytetarë çdo ditë pune deri më 15 nëntor. “Me këto 30 mijë vaksina presim të mund të vaksinojmë nga 1.500 qytetarë në ditët e punës deri më 15 nëntor. Më pas, me 26 mijë dozat e ardhshme mund të arrijmë në 56 mijë deri në fund të nëntorit dhe shpresoj që deri atëherë të mbërrijnë edhe 25 deri në 30 mijë dozat e tjera, për të arritur numrin e planifikuar prej 80 mijë vaksinash”, deklaroi Klekovski.

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Mister mbetet vdekja e një punonjësi të ri në laboratorin rus që studion sëmundjet e rënda

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së një punonjësi të ri në një laborator në Rusi, i cili merret me studimin e murtajës dhe sëmundjeve të tjera të rënda.Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka përmendur raportime fillestare, ende të pakonfirmuara, sipas të cilave punonjësi mund të ketë qenë prekur nga murtaja pneumonike. Kjo është një formë e rëndë e sëmundjes, më pak e zakonshme se murtaja bubonike, e lidhur me Vdekjen e Zezë që përhapi epidemi në Mesjetë.Murtaja pneumonike prek mushkëritë dhe shkakton një formë të rëndë të pneumonisë. Ajo mund të përhapet nga një person te tjetri, por mundësitë e shërimit janë të larta nëse sëmundja zbulohet dhe trajtohet në kohë.Në raportin e saj të parë të plotë për këtë rast, të publikuar në kuadër të njoftimeve për shpërthimet e sëmundjeve, OBSH-ja ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë, transmeton Telegrafi.Sipas organizatës, autoritetet shëndetësore ruse kanë kryer më shumë se 5,500 teste, por nuk kanë gjetur prova për praninë e mikroorganizmave të rrezikshëm patogjenë.“Nevojiten informacione shtesë klinike, epidemiologjike dhe laboratorike, përfshirë konfirmimin e diagnozës te punonjësi i ndjerë i laboratorit, për të rritur besueshmërinë e vlerësimit”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.Organizata vazhdoi t’i referohej edhe një “rasti të dytë të pretenduar”. Në shpjegime me email për agjencinë Associated Press, OBSH-ja kishte thënë më herët se ky pretendim buronte nga raportime të dy mediave tabloide në Britani dhe Serbi, të cilat u referoheshin burimeve të paspecifikuara në Rusi.Autoritetet ruse e kanë mohuar ekzistencën e një rasti të dytë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Mister rreth virusit në Rusi! OBSH e pasigurt se çfarë e shkaktoi pneumoninë që ngriti alarmin

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më 10 tetor se ende nuk e di se çfarë e shkaktoi pneumoninë që vrau një punëtor rus të laboratorit në një qendër kërkimore kundër murtajës në Siberi këtë muaj dhe se nuk ishte regjistruar asnjë rast i murtajës. OBSH tha se rregullatori shtetëror rus raportoi se testet e punonjëses […]

BalkanWebIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 33 članaka