PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ObshMister mbetet vdekja e një punonjësi të ri në laboratorin rus që studion sëmundjet e rënda
2 min čitanja
Obsh

Mister mbetet vdekja e një punonjësi të ri në laboratorin rus që studion sëmundjet e rënda

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së një punonjësi të ri në një laborator në Rusi, i cili merret me studimin e murtajës dhe sëmundjeve të tjera të rënda.Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka përmendur raportime fillestare, ende të pakonfirmuara, sipas të cilave punonjësi mund të ketë qenë prekur nga murtaja pneumonike. Kjo është një formë e rëndë e sëmundjes, më pak e zakonshme se murtaja bubonike, e lidhur me Vdekjen e Zezë që përhapi epidemi në Mesjetë.Murtaja pneumonike prek mushkëritë dhe shkakton një formë të rëndë të pneumonisë. Ajo mund të përhapet nga një person te tjetri, por mundësitë e shërimit janë të larta nëse sëmundja zbulohet dhe trajtohet në kohë.Në raportin e saj të parë të plotë për këtë rast, të publikuar në kuadër të njoftimeve për shpërthimet e sëmundjeve, OBSH-ja ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë, transmeton Telegrafi.Sipas organizatës, autoritetet shëndetësore ruse kanë kryer më shumë se 5,500 teste, por nuk kanë gjetur prova për praninë e mikroorganizmave të rrezikshëm patogjenë.“Nevojiten informacione shtesë klinike, epidemiologjike dhe laboratorike, përfshirë konfirmimin e diagnozës te punonjësi i ndjerë i laboratorit, për të rritur besueshmërinë e vlerësimit”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.Organizata vazhdoi t’i referohej edhe një “rasti të dytë të pretenduar”. Në shpjegime me email për agjencinë Associated Press, OBSH-ja kishte thënë më herët se ky pretendim buronte nga raportime të dy mediave tabloide në Britani dhe Serbi, të cilat u referoheshin burimeve të paspecifikuara në Rusi.Autoritetet ruse e kanë mohuar ekzistencën e një rasti të dytë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së një punonjësi të ri në një laborator në Rusi, i cili merret me studimin e murtajës dhe sëmundjeve të tjera të rënda.Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara ka përmendur raportime fillestare, ende të pakonfirmuara, sipas të cilave punonjësi mund të ketë qenë prekur nga murtaja pneumonike. Kjo është një formë e rëndë e sëmundjes, më pak e zakonshme se murtaja bubonike, e lidhur me Vdekjen e Zezë që përhapi epidemi në Mesjetë.Murtaja pneumonike prek mushkëritë dhe shkakton një formë të rëndë të pneumonisë. Ajo mund të përhapet nga një person te tjetri, por mundësitë e shërimit janë të larta nëse sëmundja zbulohet dhe trajtohet në kohë.Në raportin e saj të parë të plotë për këtë rast, të publikuar në kuadër të njoftimeve për shpërthimet e sëmundjeve, OBSH-ja ka kërkuar që hetimet të vazhdojnë, transmeton Telegrafi.Sipas organizatës, autoritetet shëndetësore ruse kanë kryer më shumë se 5,500 teste, por nuk kanë gjetur prova për praninë e mikroorganizmave të rrezikshëm patogjenë.“Nevojiten informacione shtesë klinike, epidemiologjike dhe laboratorike, përfshirë konfirmimin e diagnozës te punonjësi i ndjerë i laboratorit, për të rritur besueshmërinë e vlerësimit”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.Organizata vazhdoi t’i referohej edhe një “rasti të dytë të pretenduar”. Në shpjegime me email për agjencinë Associated Press, OBSH-ja kishte thënë më herët se ky pretendim buronte nga raportime të dy mediave tabloide në Britani dhe Serbi, të cilat u referoheshin burimeve të paspecifikuara në Rusi.Autoritetet ruse e kanë mohuar ekzistencën e një rasti të dytë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…