IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

10 mijë franga shpërblim kush e gjen Damir Koçanin, i zhdukur qe tri vite në Cyrih të Zvicrës

Policia kantonale e Zyrihut ka marrë dëshmitë e para pas transmetimit të rastit të një 46-vjeçari të zhdukur në emisionin gjerman të hetimeve “Aktenzeichen XY”.Damir Kocan, me origjinë nga Mali i Zi, është zhdukur pa gjurmë më 27 korrik 2023. Ai ishte parë për herë të fundit në lokalin “Neugasshof” në lagjen Langstrasse të Zyrihut, ku punonte. Më pas, ai hipi në makinën e një të njohuri dhe udhëtimi përfundoi në Olten, shkruan Waston, transmeton Telegrafi. Policia zvicerane tashmë dyshon se Kocan mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Personi që dyshohet se drejtonte automjetin u largua nga Zvicra në gusht 2023 dhe besohet se ndodhet në Turqi.Pas paraqitjes së rastit në emision, disa persona kanë kontaktuar policinë me informacione të reja. Hetuesit po i shqyrtojnë aktualisht këto dëshmi dhe shpresojnë të marrin më shumë të dhëna për rrethin e të zhdukurit dhe lëvizjet e tij para zhdukjes. Policia kantonale e Zyrihut ka vendosur shpërblim prej 10 mijë frangash për informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Članaka
3
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan

Policia kantonale e Zyrihut ka marrë dëshmitë e para pas transmetimit të rastit të një 46-vjeçari të zhdukur në emisionin gjerman të hetimeve “Aktenzeichen XY”.Damir Kocan, me origjinë nga Mali i Zi, është zhdukur pa gjurmë më 27 korrik 2023. Ai ishte parë për herë të fundit në lokalin “Neugasshof” në lagjen Langstrasse të Zyrihut, ku punonte. Më pas, ai hipi në makinën e një të njohuri dhe udhëtimi përfundoi në Olten, shkruan Waston, transmeton Telegrafi. Policia zvicerane tashmë dyshon se Kocan mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Personi që dyshohet se drejtonte automjetin u largua nga Zvicra në gusht 2023 dhe besohet se ndodhet në Turqi.Pas paraqitjes së rastit në emision, disa persona kanë kontaktuar policinë me informacione të reja. Hetuesit po i shqyrtojnë aktualisht këto dëshmi dhe shpresojnë të marrin më shumë të dhëna për rrethin e të zhdukurit dhe lëvizjet e tij para zhdukjes. Policia kantonale e Zyrihut ka vendosur shpërblim prej 10 mijë frangash për informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

10 mijë franga shpërblim kush e gjen Damir Koçanin, i zhdukur qe tri vite në Cyrih të Zvicrës

Policia kantonale e Cyrihut ka bërë thirrje për ndihmë në zbardhjen e zhdukjes së 46-vjeçarit Damir Kocan, i cili u zhduk pa gjurmë në korrik të vitit 2023. Hetimet tashmë kanë çuar në dyshimin se ai mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi. Kocan ishte parë për herë […] The post 10 mijë franga shpërblim kush e gjen Damir Koçanin, i zhdukur qe tri vite në Cyrih të Zvicrës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

10 mijë franga shpërblim kush e gjen Damir Koçanin, i zhdukur qe tri vite në Cyrih të Zvicrës

Policia kantonale e Cyrihut ka bërë thirrje për ndihmë në zbardhjen e zhdukjes së 46-vjeçarit Damir Kocan, i cili u zhduk pa gjurmë në korrik të vitit 2023.Hetimet tashmë kanë çuar në dyshimin se ai mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.Kocan ishte parë për herë të fundit më 27 korrik 2023, kur ndodhej në lokalin Neugasshof, në lagjen Kreis 5 të Cyrihut. Pas orës 19:00, ai u largua nga qyteti me një BMë 530d, me targa ZH 581'847, në drejtim të Oltenit.Që nga ajo mbrëmje, për të nuk ka më asnjë gjurmë.Dyshimet për një krim të dhunshëmPas më shumë se tre vitesh hetime, policia tashmë konsideron se 46-vjeçari mund të jetë viktimë e një krimi të dhunshëm.Sipas hetimeve, automjeti në të cilin udhëtoi Kocan atë mbrëmje mund të jetë drejtuar nga një i njohur i tij, Aydin Mece, i cili në atë kohë ishte 39 vjeç.Mece u largua nga Zvicra në fillim të gushtit 2023 dhe, sipas policisë, mund të ndodhet jashtë vendit, ndoshta në Turqi. Ai konsiderohet një nga personat e fundit që e ka parë Kocanin gjallë. Policia kërkon dëshmitarëRasti u prezantua edhe në emisionin televiziv gjerman “Aktenzeichen XY International”, me shpresën se publikimi do të sjellë informacione të reja.Policia kërkon nga të gjithë ata që mund të kenë parë Kocanin, automjetin e tij ose persona të përfshirë në zhdukje që të kontaktojnë autoritetet.Për informacionet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, policia ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë frangash. Si dukej kur u zhduk?Damir Kocan është rreth 1.75 metra i gjatë, me trup të dobët dhe flokë të shkurtër e të zinj.Në momentin e zhdukjes dyshohet se kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse të zeza dhe atlete të bardha. Ai mbante në dorë një orë Rolex Submariner prej ari dhe kishte me vete një tufë çelësash.Policia e Cyrihut vazhdon hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me të dhe ku ndodhet sot./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka