Aktenzeichen xyRasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan
1 min čitanja
Aktenzeichen xy
Rasti i të zhdukurit në Zyrih: Pas emisionit “Aktenzeichen XY”, dalin në pah dëshmitë e para për Damir Koçan
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Policia kantonale e Zyrihut ka marrë dëshmitë e para pas transmetimit të rastit të një 46-vjeçari të zhdukur në emisionin gjerman të hetimeve “Aktenzeichen XY”.Damir Kocan, me origjinë nga Mali i Zi, është zhdukur pa gjurmë më 27 korrik 2023. Ai ishte parë për herë të fundit në lokalin “Neugasshof” në lagjen Langstrasse të Zyrihut, ku punonte. Më pas, ai hipi në makinën e një të njohuri dhe udhëtimi përfundoi në Olten, shkruan Waston, transmeton Telegrafi. Policia zvicerane tashmë dyshon se Kocan mund të ketë qenë viktimë e një krimi të dhunshëm. Personi që dyshohet se drejtonte automjetin u largua nga Zvicra në gusht 2023 dhe besohet se ndodhet në Turqi.Pas paraqitjes së rastit në emision, disa persona kanë kontaktuar policinë me informacione të reja. Hetuesit po i shqyrtojnë aktualisht këto dëshmi dhe shpresojnë të marrin më shumë të dhëna për rrethin e të zhdukurit dhe lëvizjet e tij para zhdukjes. Policia kantonale e Zyrihut ka vendosur shpërblim prej 10 mijë frangash për informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.