PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata specialeProkuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur
2 min čitanja
Gjykata speciale

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi po i afrohet fundit, thonë njohës të drejtësisë tranzicionale. Ata nuk janë shumë optimistë për progresin e gjykatave vendëse në zbardhjen e rasteve të mbetura pezull.Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, dënuan ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për krime lufte në vitet 1998-99, ndërsa e liruan atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit.Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Thaçit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ndaj tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së - Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit - nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet.Por, edhe përfundimi eventual i këtij procesi nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht mbylljen e asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale e Kosovës.Megjithatë, në të ardhmen, përgjegjësia për rastet e mbetura të krimeve të luftës do të rëndonte gjithnjë e më shumë mbi gjykatat vendëse, vlerësojnë njohës të drejtësisë tranzicionale.Për Bekim Blakajn, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), mbetet shqetësuese mungesa e bashkëpunimit juridik mes vendeve të ish-Jugosllavisë, që ai thotë se pengon gjykimet në prani të të pandehurve dhe zbatimin e drejtësisë.Sipas tij, pa përfshirje ndërkombëtare zvogëlohen gjasat që shtetet të ndjekin të dyshuarit nga komunitetet e tyre shumicë, apo të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.Çfarë ka ndryshuar në gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë?Blakaj thotë për Radion Evropa e Lirë se përbërja etnike e të akuzuarve dhe të dënuarve ka ndryshuar me kalimin e kompetencave nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tek autoritetet vendëse, që morën kompetencat e plota pas vitit 2018.Kur proceset drejtoheshin nga ndërkombëtarët, ndjekjet penale të të dyshuarve për

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dënimi në shkallë të parë për krime lufte i katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës erdhi në kohën kur epoka e proceseve të mëdha ndërkombëtare për luftërat në ish-Jugosllavi po i afrohet fundit, thonë njohës të drejtësisë tranzicionale. Ata nuk janë shumë optimistë për progresin e gjykatave vendëse në zbardhjen e rasteve të mbetura pezull.Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, dënuan ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për krime lufte në vitet 1998-99, ndërsa e liruan atë nga akuzat për krime kundër njerëzimit.Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Thaçit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ndaj tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së - Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit - nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet.Por, edhe përfundimi eventual i këtij procesi nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht mbylljen e asaj që njihet edhe si Gjykata Speciale e Kosovës.Megjithatë, në të ardhmen, përgjegjësia për rastet e mbetura të krimeve të luftës do të rëndonte gjithnjë e më shumë mbi gjykatat vendëse, vlerësojnë njohës të drejtësisë tranzicionale.Për Bekim Blakajn, drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), mbetet shqetësuese mungesa e bashkëpunimit juridik mes vendeve të ish-Jugosllavisë, që ai thotë se pengon gjykimet në prani të të pandehurve dhe zbatimin e drejtësisë.Sipas tij, pa përfshirje ndërkombëtare zvogëlohen gjasat që shtetet të ndjekin të dyshuarit nga komunitetet e tyre shumicë, apo të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin.Çfarë ka ndryshuar në gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë?Blakaj thotë për Radion Evropa e Lirë se përbërja etnike e të akuzuarve dhe të dënuarve ka ndryshuar me kalimin e kompetencave nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) tek autoritetet vendëse, që morën kompetencat e plota pas vitit 2018.Kur proceset drejtoheshin nga ndërkombëtarët, ndjekjet penale të të dyshuarve për

Mreža izvora

Izvori: 1

Analiza izvora za ovaj članak još nije dostupna.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…