Jorge jesusJorge Jesus zbulon arsyen pse e ftoi Ronaldon te Portugalia në moshën 41-vjeçare
2 min čitanja
Jorge jesus
Jorge Jesus zbulon arsyen pse e ftoi Ronaldon te Portugalia në moshën 41-vjeçare
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka shpjeguar vendimin për ta përfshirë Cristiano Ronaldon në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, duke theksuar se ylli portugez është përzgjedhur bazuar në formën e tij aktuale dhe jo në atë që ka arritur gjatë karrierës.Ronaldo, i cili është 41-vjeçar, është sërish pjesë e Kombëtares së Portugalisë, pavarësisht moshës dhe numrit të madh të trofeve dhe rekordeve që ka regjistruar gjatë karrierës së tij.Jesus ka bërë të qartë se për të, e kaluara e një futbollisti nuk është faktor në përzgjedhje dhe se Ronaldo trajtohet njësoj si çdo lojtar tjetër.“Për mua, vetëm niveli aktual i lojtarëve ka rëndësi. E kaluara nuk ka asnjë rëndësi. Cristiano është një lojtar si gjithë të tjerët. Ai do të luajë për Portugalinë nëse është duke performuar në një nivel të shkëlqyer. Nëse nuk do të ishte në atë nivel, nuk do të ishte përfshirë në skuadër”, ka thënë Jesus. Nuk pensionohet Cristiano Ronaldo, i prinë Portugalisë për Ligën e Kombeve Megjithatë, trajneri portugez ka pranuar se Ronaldo gëzon një status të veçantë për shkak të pesë Topave të Artë që ka fituar gjatë karrierës, por ka insistuar se kjo nuk ka ndikuar në vendimin e tij për ta ftuar.“Natyrisht, ai ka një status të veçantë për shkak të pesë Topave të Artë që ka fituar, por kjo nuk ndikon aspak në zgjedhjen time. Megjithatë, kam respekt të pakufishëm për të”, ka shtuar Jesus.Ronaldo vazhdon të jetë një prej futbollistëve më me përvojë të Portugalisë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e përfaqësueses edhe nën drejtimin e Jorge Jesusit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.