Dhomat e specializuaraKoci: Falja e ish-krerëve të UÇK-së nga Presidenti i Kosovës është një mundësi
2 min čitanja
Dhomat e specializuara
Koci: Falja e ish-krerëve të UÇK-së nga Presidenti i Kosovës është një mundësi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Analisti politik, Melazim Koci, ka komentuar dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke përmendur mundësinë e faljes presidenciale dhe veprimeve të tjera institucionale.Gjatë një interviste në Top Channel, Koci ka thënë se Presidenti ose Presidentja e Kosovës mund të ketë të drejtën e faljes ndaj të dënuarve, duke u bazuar në faktin se Dhomat e Specializuara janë themeluar si pjesë e sistemit juridik të Kosovës.“Dhomat e Specializuara janë të Kosovës dhe Presidenti ose Presidentja e Kosovës e ka të drejtën e faljes dhe madje edhe pa shpjegim. Unë mendoj se është një nga mundësitë, por po them se kjo nuk guxon të bëhet në mënyrë të njëanshme, pa konsultim dhe pa bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Brukselin”, ka deklaruar Koci.Koci ka thënë se para veprimeve të ardhshme të mundshme të Dhomave të Specializuara, mund të shqyrtohen disa alternativa institucionale.Ai ka përmendur kërkesën për zhbërjen e Dhomave të Specializuara në Kuvendin e Kosovës, por është shprehur pesimist se një nismë e tillë mund të realizohet.“Çdo gjë që do të bëhet duhet të bëhet në rrugë institucionale. Në Parlamentin e Kosovës duhen 2/3 e votave për ta zhbërë dhe 2/3 e pakicave”, ka thënë ai.Sipas Kocit, çdo veprim duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pikënisje duhet të jetë qëndrimi i Departamentit amerikan të Shtetit.“Unë parimisht mendoj se duhet të respektohet qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kontaktohet me ta dhe të komunikohet”, ka deklaruar analisti.Teza e ish-ambasadorit holandez për falje nga presidentiKoci ka thënë se ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka ngritur një mundësi tjetër lidhur me faljen presidenciale.Sipas tij, Bosch ka argumentuar se nëse Dhomat e Specializuara janë të Kosovës, atëherë Presidenti ose Presidentja e Kosovës mund ta ketë të drejtën kushtetuese për faljen e të dënuarve. Bosch: Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë të dënuar
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.