Fidan alitiMe mbi 50 paraqitje, njëri e la Norvegjinë e tjetri Shqipërinë: Valon Berisha e Fidan Aliti largohen si legjenda të Kosovës
2 min čitanja
Fidan aliti
Me mbi 50 paraqitje, njëri e la Norvegjinë e tjetri Shqipërinë: Valon Berisha e Fidan Aliti largohen si legjenda të Kosovës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të premten, dyshja Valon Berisha dhe Fidan Aliti vendosën t’i “varin këpucët” në nivelin ndërkombëtar, pra përfaqësimin e Kosovës.Të dy dhanë shumë për Kosovën që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, kësisoj me plot meritë edhe e marrin epitetin si legjendë të klubit.E nisim me Valon Berishën. 33-vjeçari kishte përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Norvegjisë (U17, U19 dhe U21) si dhe zhvilloi plot 20 paraqitje për ekipin A të norvegjezëve, ndërsa më 9 maj 2016 i tha “PO” Kosovës, duke debutuar nën urdhrat e Albert Bunjakit në sfidën e famshme ndaj Finlandës.Më e bukura e këtij debutimi? Realizoi edhe golin që ia siguroi Kosovës atë kohë pikën e parë në kualifikueset e Botërorit. Ai ishte pjesë e “Dardanëve” në secilën turne kualifikues, e që fatkeqësisht nuk e shijoi pjesëmarrjen në një kompeticion madhor (Evropian ose Botëror). Brenda 52 paraqitjeve në fanellën e Kosovës, Berisha arriti ta tundë rrjetën katër herë si dhe dhuroi pesë asistime në proces. Në total, ai zhvilloi 3 mijë e 703 minuta në fanellën tonë.Ndeshja e fundit për Berishën rezultoi të jetë në Prishtinë, ndaj Zvicrës, kur u inkuadrua në minutën e 87-të, sfidë që përfundoi me rezultat 1-1.Kësisoj, Berisha do të jetë plotësisht i fokusuar te Zurichu, me të cilët e ka nisur këtë edicion për mrekulli.Në anën tjetër, edhe Fidan Aliti veproi njëjtë si Berisha, duke e falënderuar Kosovën dhe njoftuar pensionimin në nivelin ndërkombëtar.Aliti e la Shqipërinë për Kosovën. Ai kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore me “Kuq e Zinjtë”, megjithatë në vitin 2017 vendosi të luante në fanellën dardane.Debutimi erdhi në përballjen ndaj Turqisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, më saktësisht më 11 qershor 2017. Aliti vendin titullar te Kosova e fitoi në përballjen ndaj Letonisë më 13 nëntor 2017 dhe që atëherë ishte i padiskutueshëm deri kur Franco Foda erdhi në krye, me teknikun gjerman që fillimisht preferoi dyshen Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellova në 11-shen bazë.Sfidën e fundit në fanellën e Kosovës e zhvilloi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.