Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për mungesë të masave të sigurisë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve do të jetë në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin dhe standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.Sipas institucionit, zbatimi i këtyre standardeve është i rëndësishëm për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e punëtorëve në vendin e punës. /Telegrafi/

