Will Young zbulon se Adele u pezullua nga shkolla pasi goditi një fanse të Gareth Gates
Will Young, ka zbuluar se këngëtarja Adele u pezullua për një javë nga shkolla pasi u përfshi në një sherr fizik me një vajzë që mbështeste Gareth Gates, rivalin e tij në konkursin britanik Pop Idol në vitin 2002.Gjatë një interviste për Official Charts, këngëtari 47-vjeçar tregoi se Adele, e cila në atë kohë ishte një fanse e madhe e tij, e kishte mbrojtur nga mbështetësit e Gareth. Sipas tij, ajo kishte goditur me grusht një vajzë që votonte për rivalin e tij, shkruan DailyMail. Vetë Adele e kishte rrëfyer më parë këtë episod gjatë një interviste për BBC Radio 1 Newsbeat, ku tregoi se ishte përjashtuar nga shkolla për një javë pas konfliktit me fansat e Gareth Gates. Në atë kohë, ajo e konsideronte Will Young dashurinë e saj të parë dhe ishte e fiksuar pas këngëtarit. Will Young fitoi edicionin e parë të Pop Idol në vitin 2002, pas një gare të fortë me Gareth Gates. Pas fitores, ai publikoi këngën Anything Is Possible / Evergreen, e cila shënoi fillimin e suksesit të tij muzikor.Gjatë intervistës, këngëtari foli edhe për hitin e tij Leave Right Now, duke pranuar se fillimisht nuk e kishte pëlqyer këngën, pasi nuk dëshironte të rikthehej me një tjetër baladë. Megjithatë, producenti Stephen Lipson dhe menaxheri Simon Fuller e bindën ta pranonte. Young po përgatitet gjithashtu të festojë 25-vjetorin e fitores në Pop Idol me turneun The Evergreen 25th Anniversary Tour, i cili do të përfshijë 16 koncerte në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shkurtit dhe marsit 2027. /Telegrafi/
