IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

WhatsApp teston “Restricted Chat”, funksioni i ri shton kufizimet për bisedat private

Përdoruesit e WhatsApp-it së shpejti mund të kenë mundësinë të planifikojnë dërgimin e mesazheve, fotografive dhe videove në një kohë të caktuar, pa pasur nevojë t’i dërgojnë ato menjëherë.Funksioni i shumëkërkuar është zbuluar në versionin beta të WhatsApp-it për Android, me numër 2.26.8.11, sipas portalit WaBetaInfo. Mundësia e re do t’u lejojë përdoruesve të zgjedhin datën dhe orën kur dëshirojnë që mesazhi të dërgohet. Për ta aktivizuar, ata do të duhet të mbajnë të shtypur butonin e dërgimit, pas së cilës do të shfaqet një dritare për caktimin e kohës.Aplikacioni do të ketë gjithashtu një seksion të veçantë ku përdoruesit mund t’i menaxhojnë mesazhet e planifikuara para se ato të dërgohen.Një nga veçoritë kryesore është se mesazhet do të dërgohen në kohën e caktuar edhe nëse pajisja nuk është e lidhur me internetin. Funksioni do të mbështesë tekstin, lidhjet, fotografitë dhe videot, ndërsa mesazhet do të vazhdojnë të mbrohen nga enkriptimi nga skaji në skaj.Sipas informacioneve të publikuara, mesazhet do të mund të planifikohen nga të paktën 10 minuta pas kohës aktuale deri në dy javë më vonë. Mundësia do të jetë e disponueshme edhe në bisedat në grup.Dërgimi i planifikuar i mesazheve është një funksion që përdoruesit e kanë kërkuar prej kohësh. Aplikacioni konkurrues Telegram e ofron këtë mundësi që nga viti 2019.Për momentin, funksioni është në fazën e testimit dhe është i disponueshëm vetëm për disa përdorues të versionit beta të WhatsApp-it për Android. Pritet që në javët e ardhshme të zgjerohet te më shumë përdorues, ndërsa ende nuk është bërë e ditur data e saktë e lansimit për të gjithë. /Telegrafi/

Članaka
8
Autora
0
Izvora
3
U posljednjih 7 dana
2

Učitavamo…

Izvještaj

WhatsApp sjell një funksion të shumëkërkuar

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

WhatsApp ndryshon mënyrën e dërgimit të mesazheve: Funksioni i ri që po pritet prej vitesh

WhatsApp pritet të sjellë një funksion të ri që përdoruesit e kanë kërkuar prej vitesh: mundësinë e planifikimit të mesazheve për t’u dërguar në një datë dhe orë të caktuar. Funksioni i ri është aktualisht në fazën e testimit dhe është i disponueshëm për një numër të kufizuar përdoruesish të versionit beta të aplikacionit për […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Google po përgatit emoji HDR për aplikacionin Chat

Google po punon për të sjellë emoji me diapazon të lartë dinamik (HDR) në aplikacionin e saj Chat, sipas të dhënave të zbuluara në versionin më të fundit të Gmail-it.Zbulimi u bë gjatë analizimit të skedarit APK të aplikacionit, ku një varg specifik kodi përmend mundësinë e shfaqjes së emoji-ve të mbështetura në HDR, me ndriçim dhe kontrast të përmirësuar.Funksioni, i emërtuar thjesht HDR Emoji, pritet t’i bëjë emoji-t më të ndritshëm dhe me kontrast më të lartë, duke i bërë më të dallueshëm dhe më të lehtë për t’u parë. Ende nuk është e qartë nëse ky funksion do të kufizohet vetëm te emoji-t e personalizuara apo do të përfshijë të gjithë bibliotekën e emoji-ve. Kodi i zbuluar i referohet “emoji-ve të mbështetura”, çka lë të kuptohet se funksioni mund të jetë i disponueshëm për një gamë më të gjerë simbolesh, në pajisjet që e mbështesin teknologjinë HDR.Google nuk ka njoftuar zyrtarisht planet për këtë veçori, por zbulimi në kod sugjeron se ajo mund të jetë në fazat e përgatitjes për lançim.Google Chat është shërbimi i komunikimit që pasoi Hangouts dhe është pjesë e paketës së aplikacioneve të Google Workspace.

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin

Google po heq një funksion nga aplikacioni Google Messages, i cili u mundësonte përdoruesve të zgjidhnin nëse dëshironin të dërgonin mesazhe përmes SMS ose RCS te një kontakt i caktuar. Sipas raportimeve, përdoruesit së shpejti nuk do të mund të zgjedhin manualisht llojin e mesazhit që duan të përdorin për një kontakt. Aktualisht, Google Messages […] The post Google po heq një opsion që shumë njerëz e përdorin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 8 članaka