IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Volkswagen ndryshon kurs: Më pak prekje, më shumë butona

Volkswagen ka prezantuar ID. Tiguan, SUV-in e ri elektrik që do të zëvendësojë modelin ID.4 dhe, në tregun evropian, edhe ID.5. Modeli i ri sjell një dizajn më tradicional të SUV-ve, një kabinë të ridizajnuar dhe autonomi deri në 600 kilometra sipas standardit WLTP.ID. Tiguan pritet të dalë në treg në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane në fillim të vitit 2027. Ndërkohë, versionet e Tiguan-it me motorë me benzinë, naftë dhe sisteme hibride do të vazhdojnë të shiten paralelisht, transmeton Telegrafi. Me modelin e ri, Volkswagen po largohet nga forma më e rrumbullakosur e crossover-it që karakterizonte ID.4 dhe ID.5. ID. Tiguan ka një pamje më të ngritur dhe muskulore, me linja më të theksuara të karrocerisë dhe sipërfaqe të skalitura. Kompania rikthen gjithashtu dorezat tradicionale të dyerve, të cilat tërhiqen për t’u hapur.Kabinë e ridizajnuar me kontrolle fizikeNjë nga ndryshimet kryesore është pjesa e brendshme. Volkswagen thotë se ka përqendruar vëmendjen te cilësia e materialeve dhe përdorimi më intuitiv i komandave, duke iu përgjigjur disa kritikave për modelet e mëparshme të familjes ID, veçanërisht për kontrollet me prekje. ID. Tiguan do të ketë komanda fizike për funksionet kryesore, përfshirë sistemin e ajrit të kondicionuar. Edhe timoni shumëfunksional do të përdorë butona fizikë, në vend të sipërfaqeve të ndjeshme ndaj prekjes. Në konsolën qendrore do të vendoset një rrotë kontrolli e ndriçuar për rregullimin e volumit dhe përzgjedhjen e këngëve ose stacioneve radiofonike. Paneli i instrumenteve përfshin një ekran digjital 10-inç për shoferin dhe një ekran qendror multimedial 15-inç. Për herë të parë në një Volkswagen për tregun evropian, do të ofrohet si opsion edhe një ekran 12-inç për pasagjerin e përparmë. Modeli do të ketë gjithashtu një modalitet të ri “Retro”, i cili e shndërron panelin digjital të shoferit në një paraqitje të frymëzuar nga instrumentet blu dhe të kuqe të Golf IV. Ekrani qendror mund të shfaqë edhe një garazh virtual me gjash

Članaka
3
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Volkswagen zëvendëson ID.4 me SUV-in e ri elektrik ID. Tiguan

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Kjo veturë kryeson testin e komandave zanore - ekzekuton pothuajse çdo kërkesë

Komandat zanore po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në automjetet moderne, por aftësia e tyre për të kuptuar dhe ekzekutuar kërkesat e shoferit ndryshon ndjeshëm nga një model te tjetri.Klubi gjerman i automobilizmit ADAC ka testuar komandat zanore në 40 modele automjetesh, duke shqyrtuar se sa mirë mund të kontrollohen funksionet e sistemit multimedial, klimës dhe disa funksioneve të sigurisë.Në mesin e modeleve të testuara, BMW Seria 5 pati një nga rezultatet më të mira. Automjeti arriti të ekzekutonte 16 nga 18 komandat e dhëna gjatë testimit.Në total, 16 nga 40 automjetet e testuara morën vlerësimin “mirë”. Rezultatet më të mira u regjistruan në kategorinë e sistemit multimedial, ku përfshihen navigacioni dhe radioja. Në këtë kategori, 35 automjete morën vlerësimin “mirë” ose “shumë mirë”.Komandat zanore rezultuan më pak të suksesshme në kontrollin e klimës. Megjithatë, 26 modele arritën rezultate të mira ose shumë të mira edhe në këtë kategori, përfshirë komandat për ndryshimin e temperaturës në kabinë.Situata ishte dukshëm më e dobët sa u përket funksioneve të sigurisë dhe sistemeve të asistencës së shoferit. Në këtë kategori, 32 automjete morën vlerësim të pamjaftueshëm, pasi shumë prej tyre nuk lejonin kontrollin zanor të funksioneve si aktivizimi i sinjalizuesve të emergjencës apo disa paralajmërime të sigurisë.Në fund të renditjes u pozicionua Suzuki e-Vitara, e cila ekzekutoi vetëm tri nga 18 komandat e testuara. Edhe Dacia pati rezultate të dobëta, pasi butoni për komandat zanore në timon shërben kryesisht për kontrollin e telefonit të lidhur.ADAC thekson se komandat zanore mund të jenë veçanërisht të dobishme për funksione si navigacioni dhe radioja, pasi shoferi nuk ka nevojë të largohet me vëmendje nga rruga për të përdorur ekranin.Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se komandat zanore nuk mund të zëvendësojnë plotësisht butonat fizikë, sidomos për funksionet e sigurisë që duhet të aktivizohen shpejt dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Volvo rikthen butonat fizikë në vetura: Ekrani nuk është zgjidhja për gjithçka

Pas vitesh duke i zhvendosur pothuajse të gjitha funksionet e makinave në ekranet me prekje, Volvo po ndryshon qasje dhe po rikthen disa kontrolle fizike në kabinë.Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje pas prezantimit të strategjisë së kompanisë për vitin 2026, drejtuesi i rikthyer i dizajnit, Thomas Ingenlath, tha se Volvo dëshiron të rishqyrtojë mënyrën se si shoferët ndërveprojnë me automjetet.Sipas tij, mungesa e kontrolleve fizike është një nga çështjet që kompania dëshiron të adresojë, veçanërisht pasi klientët dhe gazetarët kanë kritikuar gjithnjë e më shumë interieret e mbushura me ekrane.Volvo nuk planifikon të rikthejë panelet e vjetra me dhjetëra çelësa dhe butona. Ingenlath ka përjashtuar një rikthim te “rreshtat dhe rreshtat” e komandave që gjendeshin në disa modele të vjetra.Në vend të kësaj, kompania dëshiron të përcaktojë se cilat funksione kryhen më mirë fizikisht dhe cilat përmes ekranit, transmeton Telegrafi.“Ne nuk po heqim dorë nga ekrani me prekje. Do ta përdorim për atë që ekrani është i mirë. Por çdo funksion që duhet të jetë vazhdimisht i disponueshëm nuk duhet domosdoshmërisht të jetë në ekran”, shpjegoi Ingenlath.Ai tha se për këtë arsye Volvo do të rikthejë “disa butona më shumë” në krahasim me makinat e sotme, transmeton Telegrafi.Ingenlath e krahasoi filozofinë e re me kamerat klasike Leica, ku rëndësi nuk ka vetëm fakti që komandat mund të preken fizikisht, por edhe mënyra se si ato ndihen dhe funksionojnë.Materialet, forma e komandave, tingulli i një butoni kur shtypet dhe mënyra e ndryshme e përdorimit të tyre mund t’i japin drejtuesit një ndjesi më të drejtpërdrejtë dhe më cilësore.Kjo mund të nënkuptojë rikthimin e komandave rrotulluese, çelësave me forma të dallueshme dhe butonave të integruar natyrshëm në dizajnin e kabinës.Sipas Ingenlath, kontrollet fizike duhet të sjellin edhe një ndjesi më të fortë “premium” në interier.Ndryshimet nuk do të kufizohen vetëm te kabina. Ingenlath la të kuptohet se Volvo dëshiron të bëhet sërish më

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka