IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, duke theksuar se vendimi është një akt personal, moral dhe etik, si dhe shprehje e përgjegjësisë ndaj institucionit dhe publikut. Dorëheqja e Oxhaklieskit vjen pas reagimeve në opinion lidhur me xhirimin e videoklipit “Sexy Mama” nga reperi […] The post Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Članaka
3
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, duke theksuar se vendimi është një akt personal, moral dhe etik, si dhe shprehje e përgjegjësisë ndaj institucionit dhe publikut. Dorëheqja e Oxhaklieskit vjen pas reagimeve në opinion lidhur me xhirimin e videoklipit “Sexy Mama” nga reperi […] The post Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Don Xhoni "trazoi" Maqedoninë e Veriut me videoklipin e ri, reperi me reagim: S’ka qenë tendencë dhe provokim

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhon, është përfshirë në një sërë polemikash në Maqedoninë e Veriut, pas xhirimit të një prej videoklipeve të tij në këtë vend.Reperi ka xhiruar videoklipin e këngës së tij të re, “Sexy Mama”, brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, i cili është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur të shtetit.Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka nxitur një debat të gjerë në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre reagimeve, drejtori i Institucionit Kombëtar “Muzeu Historik – Krushevë”, Miha Oxhaklieski, ka dhënë dorëheqje.Lidhur me reagimet dhe debatin e krijuar, ka reaguar edhe Don Xhoni, i cili përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale ka dhënë versionin e tij lidhur me këtë çështje. “Po e shoh qe “SEXY MAMA” koka bo debat i madh n’Maqedoni t’Veriut. Sa per sqarim: as une, as ekipi jem nuk kem pase asni qellim me provoku, me ofendu apo me ule vleren e asni vendi apo simboli”, ka deklaruar Don Xhoni. “Ai lokacion u kanë thjesht pjese e skenarit edhe o zgjedh prej produksionit. Nuk ka pase asni mesazh t’msheft, asni tendence me provoku edhe asni qellim tjeter pertej artit”. “Unë e di shumë mirë sa peshë ka emri “DON XHON” sot n’Kosove, Shqipni, Maqedoni, … e n’krejt Ballkanin. Jam prej gjenerates ma t’re, po me ndikimin ma t’madh n’industri t’rajonit. Kur edhe ni lokacion n’videoklip mjafton me u bo lajm e debat, kjo veq tregon sa larg ka shku emri edhe muzika jem”. Për më tepër reperi theksoi se nuk ka qenë asnjë tendencë dhe asnjë provokim nga ana e tij porse lokacioni i zgjedhur ka qenë si pjesë e një projekti artistik. “Unë boj muzike. Boj art. Boj filma t’shkurt permes videoklipeve t’mia. Asni tendencë. Asni provokim. Veq ni skenar, ni lokacion dhe ni projekt artistik. Nuk kom nevoje me kriju provokime per me marre vemendje”.“Trust me, vemendjen edhe ma shume se sa du e kom, no need for drama!DON XHONI”.

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Videoklipi i Don Xhonit çon në dorëheqjen e Drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski

Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, duke theksuar se vendimi është një akt personal, moral dhe etik, si dhe shprehje e përgjegjësisë ndaj institucionit dhe publikut.Dorëheqja e Oxhaklieskit vjen pas reagimeve në opinion lidhur me xhirimin e videoklipit “Sexy Mama” nga reperi kosovar Don Xhoni, brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, i cili është trashëgimi kulturore e mbrojtur e shtetit.Oxhaklieski në dorëheqjen e tij thekson se në rastin konkret nuk është shkelur asnjë ligj, rregullore apo akt tjetër, dhe as nuk është vepruar në kundërshtim me ndonjë vendim të miratuar nga Bordi Drejtues i institucionit. Sipas tij, bëhet fjalë për një procedurë që ishte pjesë e një praktike tashmë të vendosur dhe të zbatuar më parë në institucion.Megjithatë, siç thekson ai, drejtimi i një institucioni publik nënkupton përgjegjësi që nuk kufizohet vetëm në respektimin e normave ligjore, por kërkon edhe standarde të larta morale dhe etike, veçanërisht kur bëhet fjalë për besimin e publikut.Ai i ka kërkuar gjithashtu falje publikut për paqartësinë e krijuar dhe për lëshimin e paqëllimshëm, duke theksuar se kërkesa për falje është shprehje e respektit ndaj qytetarëve dhe institucionit të cilit i ka shërbyer.Oxhaklieski thekson se dorëheqjen e paraqet me ndërgjegje të pastër sa i përket përgjegjësisë ligjore, por me vetëdije të plotë për përgjegjësinë morale që mbart pozita e drejtorit të një institucioni publik.

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka