IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Forcimi i kapaciteteve ushtarake, efektivët shqiptarë stërviten në SHBA për mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk

Greqia ka finalizuar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 4 miliardë dollarë, gjatë vizitës në Athinë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit të zgjeruar të mbrojtjes mes dy vendeve dhe përfshin sisteme të reja armatimi, modernizimin e avionëve luftarakë dhe mbështetje për flotën e helikopterëve grekë, transmeton Telegrafi.Rreth 1.2 miliardë dollarë do të shpenzohen për blerjen e raketave dhe bombave me precizion të lartë për Forcat Ajrore greke. Armatimi do të përdoret nga flota aktuale e avionëve amerikanë F-16, si dhe nga 20 avionët F-35 që Greqia pritet të fillojë t'i marrë në fund të vitit 2029.Një tjetër 1 miliard dollarë do të shkojë për modernizimin e 37 avionëve F-16 Block 50, të cilët do të përmirësohen në versionin F-16 Viper. Greqia tashmë ka 83 F-16 të modernizuar në këtë konfigurim, ndërsa programi i ri pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.Rreth 800 milionë dollarë të tjera do të përdoren për mbështetjen e avionëve më të vjetër F-16, ndërsa 750 milionë dollarë janë paraparë për mbështetje dhe mirëmbajtje të mëtejshme të helikopterëve të Marinës greke MH-60, si dhe helikopterëve Black Hawk, dërgesat e të cilëve në Greqi pritet të nisin vitin e ardhshëm.Marrëveshja prej 4 miliardë dollarësh u njoftua në kuadër të dialogut strategjik Greqi–SHBA, ku të dyja palët u zotuan për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.Vizita e Rubios në Athinë shënoi gjithashtu një forcim të mëtejshëm të lidhjeve ushtarake mes dy vendeve, ndërsa Greqia synon të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe ndërveprueshmërinë me forcat amerikane dhe ato të NATO-s. /Telegrafi/

Članaka
4
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Greqia blen armë amerikane me vlerë 4 miliardë dollarë, përfshihen raketa - bomba dhe modernizimi i F-16

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në stërvitje me marinsat, Hegseth sfidon veten në San Diego (VIDEO)

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është bashkuar me marinsat e Krahut të 3-të të Aviacionit të Trupave të Marinës për një seancë stërvitore në kompleksin sportiv Miramar, në San Diego. Stërvitja përfshiu ushtrime të ndryshme fizike, mes tyre pompa, tërheqje në shufër, lunges me pesha dhe burpees. Seanca u zhvillua në 10 stacione të […] The post Sekretari amerikan i Mbrojtjes në stërvitje me marinsat, Hegseth sfidon veten në San Diego (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Pete Hegseth mahnit me treshe, Sekretari amerikan i Luftës shënon 9 nga 10 tentime

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, ishte në Colorado Springs për të ndjekur ndeshjen e futbollit amerikan mes Air Force Falcons dhe Navy Midshipmen, por para saj tërhoqi vëmendjen me aftësitë e tij në basketboll.Hegseth zbriti në parketin e Clune Arena, në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së, ku provoi 10 gjuajtje për tri pikë nga maja e harkut dhe realizoi nëntë prej tyre.Edhe pse një tentim përfundoi jashtë, Hegseth dukej në një formë të shkëlqyer, duke realizuar pothuajse radhazi gjuajtjet nga distanca, transmeton Telegrafi.Performanca e tij u komentua me humor, duke u krahasuar edhe me aftësinë për të realizuar gjuajtje nga distanca të ngjashme me ato të yllit të basketbollit Caitlin Clark.Megjithatë, Hegseth nuk kishte shkuar në Akademinë e Forcave Ajrore për të treguar aftësitë e tij në basketboll. Ai ishte atje për t’iu drejtuar kadetëve përpara ndeshjes së së shtunës mes Falcons dhe Midshipmen. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Forcimi i kapaciteteve ushtarake, efektivët shqiptarë stërviten në SHBA për mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se një grup efektivësh të Forcës Ajrore Shqiptare po marrin pjesë në një trajnim të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Stërvitja po zhvillohet në bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe ka në fokus teknikën dhe procedurat e mirëmbajtjes së helikopterëve modernë ushtarakë të tipit Black Hawk (UH-60). Shkëmbimi i përvojës dhe ekspertizës me homologët amerikanë synon ngritjen e mëtejshme të standardeve profesionale të ushtarakëve tanë.Partneriteti strategjik dhe rritja e ndërveprueshmërisëKy proces stërvitës konsiderohet si një hap tjetër i rëndësishëm në kuadër të marrëdhënieve bilaterale ushtarake mes Shqipërisë dhe SHBA-së.“Ky trajnim është vijimësi e rritjes së bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë, me synim zhvillimin e mëtejshëm profesional, operacional dhe rritjen e ndërveprueshmërisë së efektivave tanë,”, ka theksuar Gjenerallejtënant Arben Kingji në deklaratën e tij.Shtimi i kapaciteteve për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore garanton rritjen e gatishmërisë operacionale të Forcës Ajrore dhe përmbushjen me sukses të misioneve ushtarake e civile./RTSh

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 4 članaka