Švedski parlament glasao protiv izbora Andersson za premijerku
Švedski parlament je u četvrtak glasao protiv imenovanja liderke Socijaldemokrata Magdalene Andersson za premijerku zemlje, javlja televizijska kuća S
Švedski parlament je u četvrtak glasao protiv imenovanja liderke Socijaldemokrata Magdalene Andersson za premijerku zemlje, javlja televizijska kuća S
Učitavamo…
Švedski parlament je u četvrtak glasao protiv imenovanja liderke Socijaldemokrata Magdalene Andersson za premijerku zemlje, javlja televizijska kuća S
Parlamenti i Suedisë votoi sot kundër emërimit të lideres së Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, si kryeministre e vendit.Votimi në parlament përfundoi me 99 vota pro dhe 248 kundër.“Meqenëse më shumë se gjysma e deputetëve kanë votuar kundër, parlamenti e ka rrëzuar propozimin për emërimin e Magdalena Anderssonit nga Socialdemokratët si kryeministre”, tha kryetari i parlamentit, Andreas Norlen.Ende nuk dihet se kujt do t’i besohet detyra për të shqyrtuar mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme.Votimi u mbajt pasi Andersson deklaroi të martën se deri më tani nuk kishte arritur të formonte qeverinë pas zgjedhjeve të shtatorit, por se ishte e gatshme t’i nënshtrohej votimit parlamentar për kandidaturën e saj për kryeministre.Blloku i saj i qendrës së majtë fitoi ngushtë zgjedhjet e shtatorit me 176 vende, kundrejt 173 vendeve të koalicionit të djathtë, por mbetet i përçarë lidhur me përbërjen e qeverisë së re. /AA/
Udhëheqësja e opozitës suedeze, Magdalena Andersson, tha të martën se ajo deri më tani nuk ka mundur të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të shtatorit, por mbeti e gatshme të përballet me një votim parlamentar për kandidaturën e saj për kryeministre, sipas transmetuesit publik.Blloku i qendrës së majtë i Andersson fitoi ngushtë zgjedhjet e shtatorit me 176 vende kundrejt 173 të koalicionit të krahut të djathtë, por mbetet i ndarë mbi përbërjen e qeverisë së re.Duke folur pas takimit me kryetarin e parlamentit, Andreas Norlen, udhëheqësja e Partisë Social Demokrate tha se negociatat kishin bërë përparim, por nuk kanë prodhuar mbështetje të mjaftueshme.“Vlerësimi im i përgjithshëm është se është bërë përparim, por që aktualisht nuk ka kushte për formimin e një qeverie që mund të tolerohet nga Riksdag”, tha ajo, sipas SVT.Andersson theskoi se tani i takon kryetarit të konsultohet me drejtuesit e tjerë të partisë dhe të vendosë se si të vazhdojë.“Kam informuar kryeparlamentarin se jam gati për një votim për kryeministrin”, tha ajo, duke shtuar se votimi në këtë fazë do të kishte të bënte me një qeveri të përbërë vetëm nga socialdemokratët.Nënkryetarja e Partisë së Majtë, Ida Gabrielsson, tha se partia e saj do të kundërshtonte një qeveri të tillë. E zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, Amanda Lind, përsëriti preferencën e partisë së saj për një qeveri të shumicës që përfshin të katër partitë, duke thënë se diskutimet kanë avancuar, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.Andersson u kërkoi palëve të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të përqendrohen në politikë, duke theksuar se askush nuk mund të presë të sigurojë të gjitha kërkesat e saj. /AA/
Suedia po përballet me një ngërç politik pas zgjedhjeve të 13 shtatorit, pasi liderja e Social Demokratëve, Magdalena Andersson, pranoi se nuk ka mundësi të formojë qeverinë, pavarësisht se blloku i saj i qendrës së majtë fitoi shumicën e ngushtë parlamentare.“Arrij në përfundimin se aktualisht nuk ka mundësi që unë të formoj një qeveri”, deklaroi Andersson të hënën, duke bërë të ditur se do t’ia kthente mandatin kryetarit të parlamentit, Andreas Norlén, transmeton Telegrafi.Norlén njoftoi se të mërkurën do të zhvillojë takime individuale me liderët e partive parlamentare për të përcaktuar se kush mund të marrë përsipër përpjekjen e radhës për formimin e qeverisë.Një nga opsionet kryesore është kryeministri në largim, Ulf Kristersson, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së bllokut të tij në zgjedhje. Kristersson mund të përpiqet të sigurojë mbështetje nga parti të tjera për të formuar një shumicë parlamentare.Në zgjedhjet e 13 shtatorit, katër partitë e bllokut të qendrës së majtë fituan 176 nga 349 ulëset në Riksdag, ndërsa partitë e krahut të djathtë që mbështesnin qeverinë në largim morën 173 ulëse. Social Demokratët e Anderssonit dolën partia më e madhe e vetme, me 99 deputetë.Megjithatë, shumica prej vetëm tri ulësesh nuk është përkthyer automatikisht në një marrëveshje për formimin e qeverisë. Brenda bllokut të qendrës së majtë kanë ekzistuar dallime, veçanërisht rreth rolit që do të kishte Partia e Majtë në një qeveri të ardhshme.Kristersson, pas zgjedhjeve, bëri thirrje për “hapje konstruktive” mes partive dhe tha se nevojiten bisedime për të kapërcyer pengesat dhe për të krijuar kushtet për një qeveri të qëndrueshme.Në fokus janë edhe mundësitë për një marrëveshje me Partinë e Qendrës. Liderja e saj, Elisabeth Thand Ringqvist, ka deklaruar se partia do të ruajë një politikë të qendrës dhe nuk do të mbështesë një qeveri që u jep ndikim forcave në skajet e spektrit politik.Procesi i formimit të qeverisë mund të zgjasë. Kryetari i parlamentit ka të drejtë të par
Prikazano 4 od 4 članaka