Hoti: Kosova po kthehet në destinacion turistik, deri në 27% rritje të turistëve ndërkombëtarë
Kosova po shënon rritje të interesimit nga turistët ndërkombëtarë, por zhvillimi i mëtejmë i sektorit kërkon investime në infrastrukturë, promovim më të mirë jashtë vendit, standardizim të shërbimeve dhe politika fiskale më konkurruese.Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti në një intervistë për Telegrafin, në prag të Ditës Botërore të Turizmit, e cila shënohet më 27 shtator. - YouTube www.youtube.com Sipas Hotit, gjatë këtij viti është regjistruar rritje e numrit të turistëve krahasuar me vitin paraprak, ndërsa në muaj të caktuar rritja e vizitorëve ndërkombëtarë ka arritur deri në 27 për qind.“Kosova tashmë nuk është më vetëm një rrugë kalimi, por është një destinacion turistik”, tha Hoti, duke theksuar se po rritet edhe interesimi i grupeve ndërkombëtare për ta vizituar vendin.Një zhvillim tjetër pozitiv, sipas tij është përfshirja e Kosovës në paketat turistike ballkanike dhe evropiane. Përmes tyre, grupe turistësh po qëndrojnë dy ose tri net në Kosovë, duke rritur edhe efektin ekonomik të turizmit.Hoti tha se një vizitor shpenzon mesatarisht rreth 150 euro brenda 24 orëve në Kosovë, prandaj zgjatja e qëndrimit të turistëve do të sillte më shumë të ardhura për bizneset dhe ekonominë e vendit.Ai përmendi edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2026”, të mbajtur në prill, ku sipas tij morën pjesë mbi 360 biznese të industrisë së turizmit nga 19 shtete.Pavarësisht rritjes, Hoti vlerëson se Kosova ka ende shumë punë për të bërë për promovimin ndërkombëtar. Sipas tij, nuk duhet përdorur e njëjta strategji në çdo treg, por promovimi duhet t'u përshtatet interesave të turistëve të shteteve të ndryshme.Ai tha se Kosova ka marrë pjesë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare, por Unionit i Turizmit i ka rekomanduar institucioneve ndryshimin e mënyrës së marketingut.Sipas tij, prezantimi në panaire të mëdha si ITB Berlin, World Travel Market në Londër apo panairet në Stamboll duhet të bëhet me strategji të përshtatura për secilin tr
