“Termokosi” zgjedh kryeshefin e ri ekzekutiv
Bersant Beka është përzgjedhur për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Termokos” në Prishtinë. Sipas njoftimit të publikuar nga ndërmarrja, Beka ka rezultuar kandidati më i suksesshëm në procesin e përzgjedhjes, duke marrë 93.25 pikë. Rezultati vjen pas përfundimit të vlerësimit dhe verifikimit të dokumentacionit të kandidatëve, si dhe intervistimit të mbajtur më 2 tetor 2026. Konkursi për këtë pozitë ishte shpallur më 7 shtator 2026, me numër protokolli 1568. Me përmbylljen e procedurave të përzgjedhjes, Beka pritet të marrë drejtimin e “Termokosit”, ndërmarrjes publike që menaxhon sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytet. /Telegrafi/
