IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor në Zvicër

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ka njoftuar se kanë mbetur edhe pak bileta për koncertin “Passion & Origin” në Düsseldorf, i cili do të mbahet më 30 tetor 2026, në orën 20:30, në Robert-Schumann-Saal.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj ka bërë të ditur se biletat për koncertin janë drejt sold out.“Passion & Origin” është një projekt koncertal që ndërthur rrugëtimin personal dhe artistik të tenorit me lidhjen e tij me Kosovën dhe kulturën shqiptare. Programi përfshin këngë italiane e franceze, muzikë klasike të repertorit ndërkombëtar, krahas melodive nga Kosova dhe Shqipëria.Në këtë turne, Lahaj shoqërohet nga ARMA Ensemble, me të cilin sjell një program që bashkon stile dhe tradita të ndryshme muzikore.Me anë të këtij turneu, tenori do të sjellë në skenë muzikën që ka ndikuar në formimin artistik, si dhe tingujt që e lidhin atë me origjinën e tij.Turneu ndërkombëtar nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës. Pas ndalesës në Düsseldorf, ai do të vazhdojë më 8 nëntor në Vjenë, në Wiener Konzerthaus, në sallën Großer Saal, ndërsa një tjetër koncert është planifikuar më 13 dhjetor në Toronto të Kanadasë.Koncertet e radhës:Düsseldorf – 30 tetor 2026, ora 20:30, Robert-Schumann-SaalVjenë – 8 nëntor 2026, ora 19:00, Wiener Konzerthaus, Großer SaalToronto – 13 dhjetor 2026, Bluma Appel Theatre

Članaka
14
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
4

Učitavamo…

Izvještaj

Kanë mbetur pak bileta për koncertin e Rame Lahaj në Duseldorf

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Pas suksesit në Zürich, Rame Lahaj sjell emocionin e “Passion & Origin” në Düsseldorf dhe Vjenë!

Një zë që pushton skenat botërore. Një udhëtim që të kthen te rrënjët. Pas një mbrëmjeje të suksesshme në Zürich, tenori shqiptar me famë ndërkombëtare Rame Lahaj vazhdon turneun “Passion & Origin” me dy takime të shumëpritura: më 30 tetor në Düsseldorf dhe më 8 nëntor në Vjenë.“Passion & Origin” është më shumë se një koncert: është pasion, mall dhe krenari që marrin jetë përmes muzikës. Këngët ikonike shqiptare takohen me meloditë më të dashura të repertorit ndërkombëtar, në një program ku kujtimet e vendlindjes ndërthuren me emocionet e një bote pa kufij.I shoqëruar nga ARMA Ensemble dhe muzikantë të tjerë, Lahaj sjell një anë tjetër të rrugëtimit të tij artistik. Nga këngët që na kanë shoqëruar ndër breza te meloditë që kanë prekur miliona zemra, çdo interpretim bëhet pjesë e një rrëfimi që lidh artistin, origjinën dhe publikun.Për diasporën shqiptare, kjo është një ftesë për ta ndier vendlindjen më pranë. Për publikun ndërkombëtar, një takim me shpirtin dhe pasurinë e muzikës shqiptare, në skenat e Düsseldorf-it dhe të Wiener Konzerthaus-it.Dy qytete. Dy mbrëmje. Një pasion që na bashkon.Düsseldorf | 30 tetor 2026, ora 20:30Robert Schumann SaalVjenë | 8 nëntor 2026, ora 19:00Wiener Konzerthaus, Großer SaalBëhuni pjesë e këtij udhëtimi! Biletat dhe informacionet: www.ramelahaj.com

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Pas suksesit në Cyrih, Rame Lahaj sjell “Passion & Origin” në Duseldorf më 30 tetor

Pas një mbrëmjeje të suksesshme në Cyrih, ku publiku përjetoi emocionet e një udhëtimi muzikor mes pasionit dhe origjinës, tenori i mirënjohur ndërkombëtarisht Rame Lahaj vazhdon turneun e tij “Passion & Origin”, me dy ndalesat e radhës në Duseldorf, me 30 tetor, dhe në Vjenë, me 8 nëntor 2026.“Passion & Origin” është më shumë se një koncert. Është një rrëfim muzikor që ndërthur emocionet universale të muzikës me rrënjët dhe identitetin shqiptar. Përmes një repertori të pasur, ku këngët ikonike shqiptare takohen me meloditë më të dashura të muzikës ndërkombëtare, Rame Lahaj sjell një eksperiencë artistike që kapërcen kufijtë gjuhësore dhe kulturore.I shoqëruar nga ARMA Ensemble dhe muzikantë të tjerë, tenori sjell në skenë një interpretim intim dhe plot emocion, duke krijuar një urë mes traditës shqiptare dhe repertorit botëror.Turneu është njëkohësisht një ftesë për diasporën shqiptare që të rilidhë emocionet me vendlindjen, por edhe një mundësi për publikun ndërkombëtar që të zbulojë pasurinë e trashëgimisë sonë muzikore.Ndalesat e radhës:Duseldorf | 30 tetor 2026, ora 20:30 - Robert Schumann SaalVjenë | 8 nëntor 2026, ora 19:00 - Wiener Konzerthaus, Großer SaalPër bileta dhe informacione të mëtejshme, vizitoni www.ramelahaj.com

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Ramë Lahaj elektrizon Cyrihun, nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”

Tenori me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka nisur turneun ndërkombëtarë, të quajtur “PASSION & ORIGIN”. Si pikënisje për këtë rrugëtim të tij, Lahaj ka zgjedhur Cyrihun, duke dhuruar një mbrëmje të veçantë muzikore së bashku me orkestrën Arma. Pak para nisjes, padyshim që emocionet e tij ishin të shumta, pasi, për performancën e jashtëzakonshme të tij të pranishëm do ishin mbi 1 mijë persona, në sallën e Kongresshaus/Tonhalle. Kur gjithçka ishte gati dhe nisja u bë, publiku ishte ngritur në këmbë, duke kënduar bashkë me artistin këngët e njohura shqiptare “O vendi im” dhe “Luleborë”. I shoqëruar nga orkestra Arma, tenori shqiptar interpretoi pjesë të përzgjedhura nga repertori ndërkombëtar i muzikës klasike dhe asaj të popullarizuar, duke u pritur me duartrokitje të gjata dhe admirim nga publiku, shkruan Telegrafi. Tingujt e “O vendi im” dhe “Luleborë” ngritën në këmbë mbi 1 mijë të pranishmit, të cilët iu bashkuan Lahajt duke kënduar në kor. Për shumë prej tyre, këto interpretime u shndërruan në momente të veçanta malli dhe lidhjeje me vendlindjen, duke dëshmuar fuqinë e muzikës për të bashkuar shqiptarët, pavarësisht distancës nga atdheu. Pos Cyrihut, koncerti do të rrugëtojë edhe në qytete të tjera të Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve të tjera evropiane. Përmes këtij turneu, tenori synon jo vetëm të prezantojë artin e tij para publikut ndërkombëtar, por edhe të promovojë aktivitetin e Fondacionit Ramë Lahaj, një organizatë kulturore e themeluar prej tij. Misioni i fondacionit është promovimi i muzikës klasike, zbulimi dhe edukimi i talenteve të reja në Kosovë dhe në trojet shqiptare, si dhe krijimi i urave lidhëse mes artistëve shqiptarë dhe skenave ndërkombëtare të operës. Mbrëmja në Cyrih dëshmoi edhe një herë se muzika shqiptare, kur interpretohet nga artistë të nivelit ndërkombëtar, arrin të prekë publikun dhe të ruajë të gjallë lidhjen emocionale me rrënjët dhe identitetin kombëtar. Telegrafi Disapora së shpejti do sjell edhe në mënyrë vizuele përcjelljen e

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 14 članaka