Marina, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka zgjedhur t’i japë mbështetje nënës së saj përmes një dedikimi të veçantë në rrjetet sociale.Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi krah artistes, duke e shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por plot dashuri dhe domethënie.“Mbaje kokën lart, mbretëresha ime, dhe kurorën drejt”, ka shkruar Marina, për të vijuar më pas me fjalët: “Mbretëresha ime e bukur”. Foto: InstagramKy reagim vjen në një periudhë të vështirë për Farën, pasi është përfshirë në publikimin e materialeve private të regjistruara në ambientet e kompozitorit Adrian Hila.Këngëtarja ka deklaruar se nuk kishte qenë në dijeni të regjistrimeve, duke shprehur lëndimin e saj për cenimin e privatësisë. Ajo ka theksuar se, pavarësisht situatës, nuk ka arsye të ndihet e turpëruar dhe ka kërkuar që materialet të mos shpërndahen më tej, ndërsa çështjen ia ka besuar drejtësisë.Në këtë situatë, mesazhi i Marinës është një shenjë e qartë përkrahjeje ndaj nënës së saj. View this post on Instagram A post shared by Eli Fara (@elifaramari) Përmes pak fjalëve, ajo i kujton se qëndron pranë saj dhe e sheh me të njëjtin admirim, pavarësisht vëmendjes dhe zhvillimeve të fundit. /Telegrafi/
TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0