IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Sydney Sweeney i “vë flakën” rrjetit me fotografitë e reja në të brendshme

Sydney Sweeney dhe partneri i saj, Scooter Braun, u fotografuan së bashku në sheshxhirimin e filmit të ri të aktores, “The Housemaid’s Secret”, në Hoboken të New Jersey-t.Aktorja 29-vjeçare po xhironte skena për filmin e ardhshëm, ndërsa Braun, 45 vjeç, e vizitoi në sheshxhirim. Sipas Daily Mail, dyshja u shfaq e afërt gjatë takimit, ndërsa u panë edhe në një kafene pranë vendit ku po zhvilloheshin xhirimet, shkruan DailyMail. Sweeney ishte veshur në mënyrë të thjeshtë, me një bluzë të zezë me kapuç, ndërsa Braun kishte zgjedhur një xhaketë kafe dhe një kapele të kuqe bejsbolli.Gjatë së njëjtës ditë, aktorja xhiroi skena me kolegun Stephen Kalyn. Një ditë më parë, ajo ishte fotografuar gjatë realizimit të një skene pasionante me aktorin Michele Morrone.Filmi është vazhdim i “The Housemaid”, i publikuar në vitin 2025, ku Sweeney interpreton Millie Calloway, një grua që punësohet si shërbyese në shtëpinë e një familjeje, por zbulon se pas jetës së tyre fshihet një realitet i errët. /Telegrafi/

Članaka
12
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
3

Učitavamo…

Izvještaj

Sydney Sweeney dhe Scooter Braun shfaqen të afërt në sheshxhirimin e filmit të ri të aktores

Sydney Sweeney dhe partneri i saj, Scooter Braun, u fotografuan së bashku në sheshxhirimin e filmit të ri të aktores, “The Housemaid’s Secret”, në Hoboken të New Jersey-t.Aktorja 29-vjeçare po xhironte skena për filmin e ardhshëm, ndërsa Braun, 45 vjeç, e vizitoi në sheshxhirim. Sipas Daily Mail, dyshja u shfaq e afërt gjatë takimit, ndërsa u panë edhe në një kafene pranë vendit ku po zhvilloheshin xhirimet, shkruan DailyMail. Sweeney ishte veshur në mënyrë të thjeshtë, me një bluzë të zezë me kapuç, ndërsa Braun kishte zgjedhur një xhaketë kafe dhe një kapele të kuqe bejsbolli.Gjatë së njëjtës ditë, aktorja xhiroi skena me kolegun Stephen Kalyn. Një ditë më parë, ajo ishte fotografuar gjatë realizimit të një skene pasionante me aktorin Michele Morrone.Filmi është vazhdim i “The Housemaid”, i publikuar në vitin 2025, ku Sweeney interpreton Millie Calloway, një grua që punësohet si shërbyese në shtëpinë e një familjeje, por zbulon se pas jetës së tyre fshihet një realitet i errët. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Sydney Sweeney maskohet me paruke brune për të shijuar një ditë të zakonshme në Los Angeles

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Sydney Sweeney, 29 vjeçe, ka gjetur një mënyrë për të shijuar një ditë larg vëmendjes publike. Ajo vizitoi skelën e famshme të Santa Monikës në Los Angeles, e shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë, Jayde Hafner, duke u maskuar me një paruke brune për të mos u njohur nga kalimtarët.Aktorja ndau disa fotografi nga kjo dalje në Instagram, ku shfaqej me flokë kafe të errët, një bluzë të gjerë me mbishkrimin Santa Monica, pantallona të shkurtra xhins dhe atlete, shkruan DailyMail. Gjatë vizitës, ajo pozoi përpara rrotës së famshme panoramike, provoi një atraksion me shina dhe kaloi kohë në sallën e lojërave pranë oqeanit.Sipas Sweeney-t, ideja për t’u maskuar ishte e mikeshës së saj, e cila i kishte sugjeruar të vendoste paruke për të shijuar ditën pa u identifikuar. Kështu, aktorja mundi të përjetonte atmosferën e një turisteje të zakonshme, larg vëmendjes që zakonisht shoqëron daljet e saj publike.Kjo dalje vjen në një periudhë kur Sydney Sweeney po komentohet edhe për reklamën e saj të fundit për platformën sportive Novig, e cila ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Kendall Jenner nuk e duron dot Sydney Sweeney-n: “Nuk dua të kem asnjë lidhje me skenat e saj intime me të dashurin!”

Një grindje thuhet se po zien në Hollywood midis Kendall Jenner dhe Sydney Sweeney. Sipas raportimeve të medias, modelja 30-vjeçare dhe shoqja e saj e ngushtë Hailey Bieber (29) nuk e pëlqejnë aktoren 29-vjeçare. Arsyeja thuhet se është një fushatë reklamuese provokuese në të cilën Sweeney shfaqet krejtësisht lakuriq, transmeton Indeksonline Ajo ka xhiruar dy […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Sydney Sweeney është e afërmja e Marilyn Monroe-s, zbulohet lidhja e fshehtë familjare

Sydney Sweeney është krahasuar prej kohësh me një Marilyn Monroe të ditëve moderne dhe tani duket se këto krahasime janë më të sakta nga sa mendohej fillimisht. Sipas Entertainment Weekly, ylli i Euphoria, 29 vjeçe, rezulton se ka lidhje familjare me legjendën e ndjerë të Hollywood-it. Një studim i ri i kryer nga MyHeritage ka […]

IndeksonlineIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 12 članaka