IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Spor oko motora skoro srušio veliki Boeingov posao sa Turkiš erlajnsom

Turkiš erlajns (Turkish Airlines) i CFM International potpisali su Memorandum o razumevanju (MOU) o nabavci više od 300 motora LEAP-1B, uključujući rezervne, za.

Članaka
2
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Turkish Airlines porosit deri në 150 Boeing 737 MAX, marrëveshja më e madhe në historinë e kompanisë

"Turkish Airlines" finalizoi një marrëveshje me Boeing për blerjen e deri në 150 aeroplanëve 737 MAX, duke shënuar porosinë më të madhe të kompanisë ajrore për aeroplanë.Marrëveshja, e arritur pas negociatave që nisën në vitin 2025, është pjesë e strategjisë afatgjatë të rritjes së "Turkish Airlines" dhe synon të forcojë rrjetin e fluturimeve të shkurtra dhe të mesme si dhe të mbështesë zgjerimin e flotës.Marrëveshja u finalizua në prani të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas marrëveshjes, "Turkish Airlines" do të porosisë 100 aeroplanë Boeing 737-8, ndërsa do të ketë mundësi të blejë edhe 50 të tjerë Boeing 737 MAX.Marrëveshja i jep kompanisë mundësinë për të kaluar në modelin Boeing 737-10, më i madhi i familjes 737 MAX. Kjo mundësi do t'i lejojë "Turkish Airlines" të përshtatë kapacitetin e flotës sipas kërkesës së udhëtarëve dhe nevojave operacionale në rrjetin e saj."Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në përputhje me strategjinë tonë për zgjerimin e flotës", tha Murat Seker, kryetar i Bordit dhe Komitetit Ekzekutiv të "Turkish Airlines"."Aeroplanët e rinj Boeing 737 MAX do të sjellin më shumë efikasitet dhe fleksibilitet në operacionet tona dhe do të mbështesin rrjetin e gjerë të fluturimeve që shërbejmë nga qendra jonë në Stamboll", shtoi ai. /AA/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka