IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

(VIDEO) NEZAUSTALJIVI HEROJ Film o Spajdermenu šestu sedmicu zaredom broj 1 u svjetskim kinima

Johnny Depp po përjeton një rikthim në Hollywood, tetë vite pasi Disney ndërpreu bashkëpunimin me të pas polemikave që pasuan ndarjen nga aktorja Amber Heard. Sipas Daily Mail, aktori është sërish në qendër të vëmendjes së studiove të mëdha dhe mund të rikthehet në rolin e famshëm të Kapiten Jack Sparrow në një film të ri të sagës Pirates of the Caribbean.Në vitin 2018, Depp ishte në negociata për të vijuar rolin e tij në sagën e njohur, por zhvillimet që pasuan ndarjen nga Heard dhe akuzat për dhunë në familje ndikuan në karrierën e tij, shkruan DailyMail. Sipas raportimit, menaxheri i aktorit kishte deklaruar se ai humbi mundësinë për të fituar rreth 22.5 milionë dollarë nga një marrëveshje e parealizuar me Disney-n.Për një kohë të gjatë, Depp u distancua nga ideja për të punuar sërish me studion. Megjithatë, producenti Jerry Bruckheimer ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime me aktorin për filmin e ardhshëm të Pirates of the Caribbean. Skenari është ende në përpunim dhe projekti nuk ka marrë ende miratimin përfundimtar, ndërsa xhirimet mund të nisin në vitin 2027. Sipas raportimit, roli i tij mund të jetë më i kufizuar krahasuar me filmat e mëparshëm.Paralelisht, Depp është përfshirë në projekte të tjera të mëdha. Ai do të interpretojë personazhin e Ebenezer Scrooge në filmin Ebenezer, një përshtatje e historisë së Charles Dickens, si dhe do të luajë në thrillerin Day Drinker, prodhim i Lionsgate. Rikthimi i aktorit vjen pas një periudhe të gjatë polemikash publike dhe betejash ligjore me ish-bashkëshorten. Gjatë gjyqeve u publikuan edhe mesazhe private të Depp-it që shkaktuan reagime të forta. Megjithatë, ai ka vazhduar të mbajë një bazë të madhe fansash dhe këtë verë performoi me grupin muzikor Hollywood Vampires, duke tërhequr turma në disa vende evropiane. /Telegrafi/

Članaka
14
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
5

Učitavamo…

Izvještaj

Johnny Depp rikthehet në Hollywood pas vitesh polemikash, a do të jetë sërish Kapiten Jack Sparrow?

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Al Pacino merr Çmimin për Arritje të Jetës nga Shoqata Amerikane SAG-AFTRA

Al Pacino është emëruar fituesi i radhës i Çmimit SAG-AFTRA për Arritje Jetësore, nderi më i lartë i Shoqatës së Aktorëve të Ekranit të Amerikës.Ylli i filmave "Dog Day Afternoon", "Scent of a Woman" dhe trilogjisë "Godfather" do të jetë aktori i 62-të që merr këtë çmim. Ai do ta pranojë çmimin më 28 shkurt në edicionin e 33-të vjetor të Çmimeve të Aktorëve në Shrine Auditorium në Los Angeles, me ceremoninë që do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix. Al PacinoLidhur me vendimin e SAG-AFTRA-s, Pacino tha në një deklaratë: "Kam menduar dhe kam bredhur pjesën më të madhe të jetës sime, por gjithmonë jam ndjerë si në shtëpi me skenarin dhe kolegët e mi aktorë. Ka qenë puna dhe aktorët gjatë rrugës që kanë qenë ndër gëzimet më të mëdha të jetës sime. Është një nder të njihem nga SAG-AFTRA në përkujtimin e atij udhëtimi".Çmimi jepet gjithashtu për punë humanitare, dhe shoqata përmendi aktivitetet bamirëse të Pacinos në ndihmën pas fatkeqësive, në luftën kundër urisë dhe varfërisë, si dhe në mbështetjen e kompanive lokale teatrale, përfshirë Qendrën Shekspiri të Los Angelesit. Al PacinoAi u nominua për çmimin Oscar për atë rol, dhe më pas mori nominime për "Serpico", "The Godfather Part II" dhe "Dog Day Afternoon".I njëjti fitoi çmimin Oscar në vitin 1993 për filmin "Scent of a Woman", derisa u nominua nëntë herë gjithsej, herën e fundit në vitin 2020 për filmin "The Irishman".Gjithashtu fitoi dy çmime në konkursin SAG-AFTRA, dy çmime Emmy, katër çmime Golden Globes dhe çmimin Cecil B. DeMille Lifetime Achievement Award. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Filmi spanjoll që fitoi në Kanë dhe Toronto mund t'i sjellë Netflix-it Oscarin e parë për 'Filmin më të Mirë'

Dyshja spanjolle, Ambrossi dhe Javier Calvo, tërhoqën vëmendjen e kinemasë botërore me filmin "La Bola Negra", të cilin Netflix e dërgon në kinema të zgjedhura të premten.Filmi u përzgjodh për Festivalin e Filmit në Kanë në fillim të këtij viti, gjë që ishte veçanërisht e rëndësishme për Ambrossin dhe Calvon pasi ata ishin relativisht të panjohur jashtë Spanjës.Pas shfaqjes në Kanë, dyshja e njohur si Los Javis ndau çmimin për regjisorin më të mirë me Pawel Pawlikowski për filmin “Fatherland”, me Netflix që fitoi tenderin për të drejtat e filmit. - YouTube www.youtube.com "La Bola Negra" ndjek jetët e lidhura të tre burrave gej përgjatë periudhës që nga fillimi i shekullit të 20-të, përmes Luftës Civile Spanjolle e deri në kohët moderne. Filmi flet për dhimbjen e brezave dhe trashëgiminë queer, dhe Netflix po i jep atij 46 ditë shfaqje ekskluzive në kinema, më e gjata në historinë e kompanisë.Ambrossi përshkroi se si u prit filmi në Kanë: "Thierry Fremaux tha: 'E dua këtë film. Kush je ti?'"Pritjet tani janë të larta, me filmin spanjoll prej 15 milionë dollarësh që përmendet si një pretendent i mundshëm për të sfiduar "Odisea" në garën për filmin më të mirë.Historia fillon me personazhin e Sebastianit, të luajtur nga kantautori spanjoll Guitarricadelafuente në debutimin e tij në film. Filmi paraqet gjithashtu poetin Federico Garcia Lorca, lufta e të cilit për identitetin, dinjitetin dhe mbijetesën homoseksuale është e lidhur me vrasjen e tij në vitin 1936.Calvo tha se filmi është një homazh për brezat e mëparshëm të personave LGBTQ: "Ata luftuan për ne. Ata vdiqën për ne. Ne qamë në sheshxhirim çdo ditë".Filmi "La Bola Negra" ka arritur tashmë sukses të madh në kinematë spanjolle dhe ka vendosur rekorde për një film të pavarur. Në shtator, filmi fitoi çmimin e publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, duke forcuar më tej statusin e tij në sezonin e çmimeve Oscar dhe potencialisht duke i hapur rrugën Netflix-it drejt fitores së tij të parë në kategori

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

“Other Mommy” befason në kinema me arkëtime rekord

Filmi horror “Other Mommy” me Jessica Chastain në rolin kryesor, ka tejkaluar pritshmëritë në fundjavën e parë të shfaqjes në Amerikën e Veriut, duke arkëtuar rreth 23.7 milionë euro. Në të kundërt, “The Social Reckoning”, drama që rikthehet te historia e Facebook-ut, ka regjistruar rezultate të dobëta, me vetëm rreth 4.7 milionë euro në tregun amerikan.Pavarësisht suksesit në arkëtime, “Other Mommy” është pritur dobët nga kritikët dhe publiku. - YouTube www.youtube.com Filmi ka marrë vetëm 19 për qind në Rotten Tomatoes dhe notën “D+” në sondazhet e CinemaScore. Megjithatë, buxheti relativisht modest, rreth 15.5 milionë euro, i jep mundësi të mbulojë më lehtë shpenzimet. Me përfshirjen e tregut ndërkombëtar, të ardhurat globale kanë arritur afërsisht 39.3 milionë euro.Ndërkohë, “The Social Reckoning”, me regji dhe skenar të Aaron Sorkin, nuk ka arritur të tërheqë interesin e pritur. Filmi ka grumbulluar rreth 3 milionë euro në 29 tregje ndërkombëtare, ndërsa të ardhurat globale në nisje kanë qenë rreth 7.7 milionë euro. - YouTube www.youtube.com Me një buxhet prodhimi prej afro 25.8 milionë eurosh, suksesi i tij komercial mbetet i pasigurt.Filmi i ri ndjek një inxhiniere të Facebook-ut, të luajtur nga Mikey Madison, e cila i zbulon një gazetari, personazhit të interpretuar nga Jeremy Allen White, mijëra dokumente të brendshme për të ekspozuar praktikat e kompanisë. Megjithatë, krahasimi me “The Social Network” të vitit 2010 është i vështirë, filmi i parë arkëtoi rreth 193 milionë euro në mbarë botën dhe fitoi katër çmime Oscar. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 14 članaka