IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Besar Halimi i uron sukses Kosovës para ndeshjes me Izraelin

Vitor Hugo është një nga futbollistët që ka ndërtuar një lidhje të veçantë me Dukagjinin, klub ku braziliani luan që nga viti 2021. Gjatë këtyre viteve, ai është përshtatur me futbollin kosovar, ka përjetuar suksese me skuadrën nga Klina dhe tashmë synon që së bashku me bashkëlojtarët të luftojë për objektiva edhe më të mëdha.Në një intervistë për Telegrafin, Hugo ka folur për përvojën e tij në Kosovë, raportin me trajnerin Armend Dallku, rolin që ka në fushë dhe ambiciet e Dukagjinit për këtë sezon.Mesfushori brazilian, i cili mund të luajë si para mbrojtjes, ashtu edhe në rolin e një mesfushori që përshkon gjithë fushën, vlerëson besimin që ka marrë nga trajneri dhe thekson se synimi i tij është të vazhdojë të përmirësohet, duke ndihmuar skuadrën të arrijë rezultatet e dëshiruara.“Që nga ardhja ime në Kosovë në vitin 2021, kam krijuar një marrëdhënie shumë të veçantë me Dukagjinin. Klubi është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime, si profesionalisht, ashtu edhe personalisht. Gjithmonë jam ndier i respektuar dhe i vlerësuar këtu. Jam mirënjohës ndaj klubit dhe tifozëve dhe përpiqem ta shpërblej këtë besim duke dhënë maksimumin në fushë”, ka deklaruar ai për Telegrafin. Mesfushori brazilian ka vlerësuar edhe besimin e trajnerit Armend Dallku, duke theksuar se synon të ndihmojë skuadrën në të dy fazat e lojës.“Besimi i trajnerit është shumë i rëndësishëm për çdo futbollist. Përpiqem t’i përgjigjem çdo ditë, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Synoj t’i jap ekuilibër skuadrës, të ndihmoj në rikuperimin e topit dhe në ndërtimin e aksioneve, si dhe të kontribuoj në sulm kur krijohet mundësia”, është shprehur Hugo.Dukagjini renditet aktualisht në vendin e tretë me 16 pikë, ndërsa braziliani beson se skuadra mund të synojë rezultate edhe më të mëdha këtë sezon. “Pozita jonë në tabelë tregon se kemi cilësi dhe aftësi për të konkurruar në nivel të lartë. E dimë se sezoni është ende i gjatë, prandaj duhet të mbetemi të përqendruar dhe të vazhdojmë të punojmë me të njëjt

Članaka
764
Autora
0
Izvora
12
U posljednjih 7 dana
10

Učitavamo…

Izvještaj

Nga Brazili në Klinë, Vitor Hugo rrëfen lidhjen e veçantë me Dukagjinin: Kam shumë dashuri për këtë klub

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Portieri serb kujton me kënaqësi sezonin te Prishtina: Më rrëqethet trupi kur e kujtoj, i mposhtëm të gjitha skuadrat e mëdha

Rade Zalad ishte një nga portierët më të njohur në ish-Jugosllavi. Portieri serb pati rastin që gjatë karrierës së tij të luante edhe për Prishtinën, në sezonin 1985/86.Gjatë karrierës së tij, Zalad ishte pjesë e klubeve të njohura si Partizani i Beogradit dhe Buduçnosti i Podgoricës, ndërsa luajti edhe në Turqi, ku veshi fanellat e Eskişehirsporit, Besiktasit dhe Ankaragücü.Në një intervistë për Open TV, medium shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Zalad ka kujtuar me admirim periudhën e kaluar te Prishtina, duke e cilësuar si një kënaqësi të madhe mundësinë për të mbrojtur ngjyrat e klubit kryeqytetas.Ai foli për sukseset e skuadrës në atë periudhë, atmosferën e jashtëzakonshme në stadium dhe bashkëlojtarët me të cilët ndau një kapitull të paharrueshëm të karrierës. Mes tyre përmendi Fadil Vokrrin, Zoran Batroviqin, Skënder Shëngullin, Jusuf Tortoshin dhe Agim Canën. Prishtina e sezonit 1985/86Zalad u ndal veçanërisht te figura e Fadil Vokrrit dhe lidershipi i tij në Prishtinën e viteve ’80, duke shprehur keqardhje të madhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të legjendës së futbollit kosovar.“Në vitet 1985–1986 pata kënaqësinë e madhe të luaja për një vit te Klubi i Futbollit Prishtina. Para kësaj, kisha kaluar dhjetë vjet në ekipin e parë të Partizanit. Më herët, në sezonin 1984/85, kisha qenë i huazuar te Buduçnosti i Podgoricës, ku sezonin e përfundova si lojtari më i mirë. Kjo ma hapi mundësinë që të vija të luaja në Prishtinë. Kalova një vit të paharrueshëm në Prishtinë. Edhe tani më rrëqethet trupi kur i kujtoj ato momente të mrekullueshme”, ka rrëfyer Zalad.Ai kujtoi edhe atmosferën që mbretëronte në stadium gjatë ndeshjeve të Prishtinës, duke theksuar se skuadra kishte një ekip cilësor dhe ishte në gjendje të konkurronte me klubet më të mëdha të ish-Jugosllavisë.“Në çdo ndeshje, stadiumi ishte i mbushur plot. Kisha fatin të isha në formë të mirë dhe të kishim një ekip të mirë. Këtu është edhe miku im i dashur, Zoran Batroviq, i cili ishte një nga shtyllat e ati

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nenad Sostaric shpall listën e Kosovës për ndeshjet me Estoninë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Nenad Sostaric, ka shpallur listën e lojtareve të ftuara për dy ndeshjet ndaj Estonisë, të vlefshme për raundin e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027.Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më 23 dhe 24 tetor. Ndeshja e parë është në program nga ora 20:00, ndërsa e dyta zhvillohet nga ora 17:00.Grumbullimi i hendbollisteve të Kosovës do të bëhet më 19 tetor në Prishtinë. Sostaric ka përfshirë në listë lojtare me përvojë, por edhe hendbolliste të reja, me synimin që Kosova të kalojë me sukses këtë raund dhe të sigurojë avancimin në fazën tjetër të kualifikimeve për Botërorin 2027. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Merr fund ëndrra e Kosovës për Botëror, eliminohen nga Austria

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Austria.Pasi u mposht 1-2 në “Fadil Vokrri”, “Dardanet” nuk arritën përmbysje për të pësuar humbje me rezultat 4-0.Vendaset zhvilluan paraqitje më të mirë dhe me ndihmën e tifozëve arritën të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë të play-offit.Hobinger shënoi një gol të hershëm për të kaluar Austrinë në epërsi (7’).Ndërsa, Puntigam e dyfishoi epërsinë (65’). Kircheberger u përkujdes për golin e tretë (86’), kurse Campbell e vulosi fitoren e thellë (89’).Kësisoj, Kosova në kategorinë e femrave fatkeqësisht nuk e arrin Botërorin./Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 764 članaka