IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Nga e hëna fillon funksionimi i "Safe City-t" edhe në Ohër

Gjithsej 296 shkelje të rregullave të trafikut u regjistruan përmes sistemit të mbikëqyrjes së trafikut "Safe City" në zonat e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës, në dy ditët e para të funksionimit të tij, raportoi SPB Ohër. Më 12 tetor, ditën e parë të funksionimit të sistemit, u regjistruan 148 shkelje, dhe i njëjti numër u regjistrua më 13 tetor, deri në orën 19:00.Shumica e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë në dhe jashtë zonave të ndërtuara, kalimin në semafor të kuq dhe drejtimin e automjeteve të paregjistruara.SPB Ohër raporton se të gjitha shkeljet dokumentohen, dhe pronarët e automjeteve njoftohen me SMS dhe email.Policia u bën apel shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalistikën, duke theksuar se qëllimi i sistemit është disiplina më e madhe e trafikut dhe siguria rrugore.

Članaka
5
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
2

Učitavamo…

Izvještaj

“Safe City” regjistroi gati 300 shkelje në dy ditët e para të funksionimit në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër

Gjithsej 296 shkelje të rregullave të trafikut u regjistruan përmes sistemit të mbikëqyrjes së trafikut "Safe City" në zonat e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës, në dy ditët e para të funksionimit të tij, raportoi SPB Ohër. Më 12 tetor, ditën e parë të funksionimit të sistemit, u regjistruan 148 shkelje, dhe i njëjti numër u regjistrua më 13 tetor, deri në orën 19:00.Shumica e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë në dhe jashtë zonave të ndërtuara, kalimin në semafor të kuq dhe drejtimin e automjeteve të paregjistruara.SPB Ohër raporton se të gjitha shkeljet dokumentohen, dhe pronarët e automjeteve njoftohen me SMS dhe email.Policia u bën apel shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut dhe sinjalistikën, duke theksuar se qëllimi i sistemit është disiplina më e madhe e trafikut dhe siguria rrugore.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Nis funksionimi “Safe City” në Ohër, Strugë, Dibër e Kërçovë

Pas disa muajsh njoftim, kamerat e Safe City kanë filluar të regjistrojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë. Gjobat lëvizin nga 15 deri në 500 euro, varësisht nga rëndësia e shkeljes, njofton Alsat.Qytetarët thonë se është e nevojshme të vendosen kamera në më shumë lokacione.“Mendoj se nëse ndëshkohen, kjo do të sjellë vërtet rend, nëse jo do jetë vështirë. Tani ndjehet sot, meqenëse është dita e parë që ka kamera, ata ngasin ngadalë. Dhe aty ku ka kryqëzime, duhet të ketë kamera, sepse nuk do të thotë asgjë nëse atje ka shpejtësi të ulët, e këtu është me 80. Nëse ka në më shumë lokacione, do të jetë më mirë si për këmbësorët ashtu edhe për makinat”, tha një qytetar.Vetëm kamerat në segmentin Novo Sello të autostradës Ohër-Kërçovë, e cila është në ndërtim e sipër, regjistruan rreth dhjetë shkelje në ditë, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë.“Kemi regjistruar aksidente të shumta trafiku – disa me pasoja fatale dhe të tjera që kanë rezultuar në lëndime të rënda trupore. Si rrjedhojë, qëllimi i të gjitha analizave ishte ndërmarrja e masave në këto zona përmes instalimit të një rrjeti kamerash fikse, të cilat do të ndihmonin në eliminimin e kësaj dukurie të aksidenteve të shpeshta në trafik”, deklaroi Stefan Dimoski-zëdhënës i SPB Ohër.Sistemi “Safe City” do të identifikojë shkeljet e rregullave të trafikut, si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në të kuqe, parkimi në rrugë dhe drejtimi i mjetit me regjistrim të skaduar.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nga nesër "Safe City" fillon në këto qytete

Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë.Nga MPB bëjnë të ditur se pas kontrolleve dhe testimeve, kamerat e sistemit do të lëshohen në përdorim në territorin e SPB Ohër, njofton Telegrafi."Pas kontrolleve teknike dhe testimet përfundimtare, kamerat e sistemit do të lëshohen në përdorim në territorin e SPB Ohër", thonë nga MPB duke bërë apel që shoferët t'i ndjekin dhe respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të ketë më shumë siguri në komunikacion.Kujtojmë se sistemi "Safe City" filloi të funksionojë nga 1 shkurti i këtij viti, ndërsa periudha e adaptimit zgjati dy muaj kur qytetarët njoftoheshin për kundërvajtjet në komunikacion, kurse sistemi u testua dhe u avancua.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Nga e hëna fillon funksionimi i "Safe City-t" edhe në Ohër

Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin publik se nga e hëna (12.10.2026), sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Safe City” do të fillojë të funksionojë edhe në rajonin e SPB Ohër.Pas kryerjes së kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në linjat rrugore në rajonin e SPB Ohër.Nga MPB thonë se me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontrolli i shtuar dhe i vazhdueshëm i qarkullimit, zbulimi në kohë i kundërvajtjeve rrugore, rritja e disiplinës në trafik dhe përmirësimi i sigurisë rrugore."Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe përmes sjelljes së përgjegjshme të kontribuojnë për siguri më të madhe në trafik", thonë nga MPB.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 5 članaka