Nga “goditja e akrepit” te burgu: Historia e pabesueshme e portierit legjendar Rene Higuitës
René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli, një lojtar që e ndryshoi mënyrën se si konceptohej pozita e portierit dhe që gjatë karrierës së tij u përfshi në histori që shkonin shumë përtej futbollit.Për disa, ai është portieri me flokët e gjatë që në vitin 1995 realizoi “goditjen e akrepit” në Wembley. Për të tjerë, është një prej simboleve të epokës së artë të futbollit kolumbian. Por historia e Higuitës përfshin edhe miqësinë me Pablo Escobarin, një rrëmbim, në të cilin ai u përfshi si ndërmjetës për të shpëtuar një vajzë, dhe nëntë muaj burgim. Nga sulmues në portierHiguita u rrit në Medellín dhe që në fëmijëri u përball me vështirësi. Pas vdekjes së nënës së tij, ai u rrit nga gjyshja dhe filloi të luante futboll në rrugët e qytetit.Fillimisht luante si sulmues, por fati i ndryshoi karrierën gjatë një turneu lokal. Portieri i ekipit të shkollës u dëmtua dhe Higuita u detyrua të qëndronte mes shtyllave. Ekipi i tij fitoi turneun dhe ai nuk u largua më nga porta.Në vitin 1986 u transferua te Atlético Nacional, fillimisht si portier rezervë. Debutimi i tij ishte pothuajse komik: ai ndodhej në stol kur portieri titullar u përjashtua, ndërsa Higuita ishte larguar për të ngrënë. Megjithatë, sapo hyri në fushë, la përshtypje dhe shumë shpejt u bë titullar.Ai ishte vetëm rreth 1.75 metra i gjatë, por luante me një guxim të pazakontë. Dilte larg zonës, driblonte kundërshtarët, niste aksionet dhe shpesh gjendej shumë më lart se portierët tradicionalë. Për më tepër, realizonte penallti dhe goditje dënimi. Legjenda e Atletico NacionalKulmi i parë i karrierës erdhi në vitin 1989. Atlético Nacional luajti finalen e Copa Libertadores kundër Olimpia-s së Paraguait dhe, pas dy ndeshjeve, trofeu u vendos nga penalltitë.Higuita u shndërrua në protagonist. Ai priti disa penallti dhe realizoi vetë nga pika e bardhë, duke ndihmuar Atlético Nacionalin të bëhej klubi i parë kolumbian që fitonte Copa Libertadores.Një vi
