IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Ramosaj: Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan

Në Deçan është mbajtur Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës”, një aktivitet që promovon vlerat kulturore, traditën dhe rëndësinë ekonomike të gështenjës për familjet e kësaj komune.Në këtë festë morën pjesë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përfaqësues institucionalë, artistë, piktorë, alpinistë dhe qytetarë të shumtë.Programi festiv u shoqërua me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, përfshirë ekspozita të piktorëve, performanca të ansambleve me muzikë e valle tradicionale, si dhe aktivitete të alpinistëve në shtigjet malore të Deçanit.Sipas Komunës së Deçanit, gështenja ndër breza ka qenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë familje të kësaj zone, duke u shndërruar në simbol të punës, përkushtimit dhe trashëgimisë vendore.Komuna ka falënderuar organizatorët, pjesëmarrësit dhe qytetarët që kontribuuan në realizimin e kësaj feste, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e traditës, kulturës dhe vlerave lokale.

Članaka
2
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
2

Učitavamo…

Izvještaj

Deçani shënon “Ditën e Gështenjës”, festë që promovon traditën dhe vlerat kulturore

Në Deçan është mbajtur Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës”, një aktivitet që promovon vlerat kulturore, traditën dhe rëndësinë ekonomike të gështenjës për familjet e kësaj komune.Në këtë festë morën pjesë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përfaqësues institucionalë, artistë, piktorë, alpinistë dhe qytetarë të shumtë.Programi festiv u shoqërua me aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike, përfshirë ekspozita të piktorëve, performanca të ansambleve me muzikë e valle tradicionale, si dhe aktivitete të alpinistëve në shtigjet malore të Deçanit.Sipas Komunës së Deçanit, gështenja ndër breza ka qenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për shumë familje të kësaj zone, duke u shndërruar në simbol të punës, përkushtimit dhe trashëgimisë vendore.Komuna ka falënderuar organizatorët, pjesëmarrësit dhe qytetarët që kontribuuan në realizimin e kësaj feste, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e traditës, kulturës dhe vlerave lokale.

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Ramosaj: Festa Tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për mbajtjen e festës tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që ruan dhe promovon traditën e kësaj treve.Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka ndarë njoftimin për këtë festë, e cila ndër vite është bërë pjesë e traditës dhe identitetit të Deçanit.“Festa Tradicionale ‘Dita e Gështenjës’ në Deçan”, ka shkruar Ramosaj në postimin e tij.Kjo festë i kushtohet traditës së kultivimit të gështenjës dhe rëndësisë së saj për zonën e Deçanit, duke promovuar njëkohësisht trashëgiminë kulturore dhe vlerat tradicionale të kësaj treve. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka