Qëndroi në duar përfshirë nga flakët, slloveni hyn në Guinness
Gjimnasti nga Sllovenia, Filip Kržišnik, ka vendosur një rekord Guinness duke qëndruar 47 sekonda në duar, ndërsa trupi i tij ishte përfshirë nga flakët.35-vjeçari realizoi sfidën në Vjenë të Austrisë, duke vendosur rekordin për qëndrimin më të gjatë në pozicionin e duarve me gjithë trupin në flakë.“Nuk arrita të gjeja një mënyrë më të mirë për t’u ngrohur”, u shpreh me humor Kržišnik për Guinness World Records. See on Instagram I stërvitur si gjimnast dhe me përvojë si koordinator i skenave të rrezikshme në filma, Kržišnik është personi i parë që mban këtë rekord.“Do të isha i kënaqur edhe me 45 sekonda, por do të ndihesha edhe më mirë nëse do të arrija 60 sekonda”, tha ai. /Telegrafi/
