Tregtarët e veturave në Prishtinë po shprehin pakënaqësi me kushtet në lokacionin e ri të tregut në Bërnicë të Poshtme, duke thënë se hapësirat e ngushta po ua vështirësojnë ekspozimin e automjeteve dhe po ndikojnë në rënien e shitjeve.Ata thonë se hapësira aktuale nuk ofron kushte të mjaftueshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre, ndërsa kërkojnë investime për zgjerimin dhe përmirësimin e tregut.Tregtari Mentor Raçi, në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se lokacioni i ri nuk i plotëson kushtet e nevojshme për funksionimin e një pazari.“Ky treg nuk i plotëson kushtet e pazarit. Më mirë ka qenë atje se këtu. Nuk ka asgjë që plotëson kushtet e tregut. Hapësira është e vogël, myshteritë s'kanë ku ndalen me shikua... Ka rënie të shitjeve”, ka deklaruar Raçi.Edhe tregtari Hysni Robelli është ankuar për mungesën e hapësirës, duke thënë se ngushtësia ua vështirëson lëvizjen dhe qasjen te automjetet.“Shumë ngushtë është për automjete, shumë ngushtë. Derën s'kam ku me hapë, qe deshta me dalë, ku me dalë, duhet me pritë deri në fund. Ka ndiku fort edhe në aspektin e shitjes jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Robelli.Ndërkaq, tregtari Lam Kastrati ka vlerësuar se zhvendosja e tregut ka lehtësuar trafikun në lokacionin e mëparshëm, por ka kërkuar investime shtesë për zgjerimin e hapësirave në tregun e ri.“Më mirë se atje poshtë është se u rendojke shumë trafiku, por me pasë mundësinë me rritë, me zmadhu, me investu edhe pak më shumë. Hapësira e ngushtë”, ka deklaruar Kastrati.Përveç shitjes së automjeteve, tregtarët në këtë lokacion shesin edhe produkte të tjera, përfshirë pemë dhe perime, shpezë, veshmbathje, mallra ushqimore dhe mobilje. Sipas tyre, hapësirat e kufizuara paraqesin vështirësi edhe për zhvillimin e këtyre aktiviteteve tregtare.Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se nga 11 tetori 2026, tregu i veturave, i cili më parë funksiononte në Zonën Industriale në drejtim të Fushë Kosovës, do të zhvendosej në lokacionin e ri në Bërnicë të Poshtme.“Ftojmë shitësit, b
TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0