IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Së shpejti mund të paguani me kontrolluesin e PlayStation

Lojtarët në Japoni do të kenë mundësinë të blejnë konsolën PlayStation 5 të Sony-t në ngjyrë të zezë, në versionin e ri Midnight Black, i cili për momentin do të jetë ekskluziv për tregun japonez.Konsola e re do të dalë në shitje më 19 nëntor, me çmim prej 55 mijë jenësh, apo rreth 311 euro. Porositë paraprake do të hapen më 20 tetor.Modeli i ri është një version digjital i PS5, pa lexues disqesh, ndërsa si mbështjellësi i konsolës, ashtu edhe kontrolluesi DualSense, janë të dizajnuar në ngjyrë të zezë.Ky version është i kufizuar për përdorim në Japoni. Konsola mbështet vetëm gjuhën japoneze dhe mund të përdoret vetëm me një llogari PlayStation të konfiguruar për Japoninë, si në aspektin e gjuhës, ashtu edhe të rajonit.Sony ka prezantuar këtë model me synimin për ta bërë konsolën më të përballueshme për konsumatorët japonezë, në një periudhë kur rritja e çmimeve ka ndikuar në tregun e pajisjeve për lojëra.PS5 Midnight Black do të ketë hapësirë të brendshme SSD prej 825 GB. Megjithëse është projektuar kryesisht për lojërat digjitale, përdoruesit do të mund të blejnë veçmas një lexues disqesh në të njëjtën ngjyrë, nëse dëshirojnë të luajnë edhe lojëra fizike.Lexuesi i disqeve do të dalë në shitje po ashtu më 19 nëntor, me çmim prej 11.980 jenësh, rreth 68 euro. Edhe pse versioni i plotë i konsolës në këtë ngjyrë do të shitet vetëm në Japoni, përdoruesit në tregjet perëndimore mund ta pajisin PS5-në e tyre me mbështjellës zëvendësues Midnight Black dhe kontrollues DualSense në të njëjtën ngjyrë. /Telegrafi/

Članaka
2
Autora
0
Izvora
1
U posljednjih 7 dana
1

Učitavamo…

Izvještaj

Sony prezanton konsolën e zezë të Play Station 5

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Së shpejti mund të paguani me kontrolluesin e PlayStation

Kompania Sony ka patentuar një sistem që mund të thjeshtojë ndjeshëm blerjen e lojërave dhe përmbajtjeve shtesë në konzolat PlayStation.Sipas patentës, të titulluar “Video Game Controller-Driven Information Transfer”, përdoruesit mund të paguajnë për një lojë, nivele shtesë apo “skin”-e duke afruar një kartelë bankare ose telefonin inteligjent pranë kontrolluesit të PlayStation. Sistemi parashikon edhe mbështetjen për kartelat dhuratë.Patenta është paraqitur për herë të parë në mars të vitit 2025, ndërsa është publikuar më 17 shtator të këtij viti. Në ilustrimet e patentës shihet një televizor me pyetjen nëse përdoruesi dëshiron ta blejë një lojë, ndërsa pranë kontrolluesit PS5 DualSense ndodhet një telefon inteligjent.Një tjetër shembull tregon një njoftim për pranimin e një kartelë dhuratë, çka mund të nënkuptojë se përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të fusin manualisht kodet e gjata për të mbushur llogarinë e PlayStation Store.Sistemi mund të përdorë teknologjitë NFC dhe Bluetooth, ndërsa ende nuk dihet nëse do të integrohet në aplikacionin PlayStation apo në pajisjet e ardhshme të kompanisë.Megjithatë, fakti që Sony ka patentuar këtë teknologji nuk do të thotë se ajo do të jetë domosdoshmërisht pjesë e produkteve të ardhshme. Kompanitë shpesh patentojnë ide që më vonë nuk i nxjerrin në treg. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 2 od 2 članaka