Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë është kryer për herë të parë një ndërhyrje kirurgjike në mëlçi, duke përdorur pajisjet e reja dhe teknologjinë bashkëkohore mjekësore me të cilat është pajisur së fundmi ky institucion shëndetësor.Sipas njoftimit të spitalit, ndërhyrja është realizuar te një pacient i lindur në vitin 1977, i cili ishte paraqitur me vështirësi në jashtëqitje dhe dhimbje të forta abdominale.Pas ekzaminimeve mjekësore, pacienti ishte diagnostikuar me tumor në zorrën e trashë, përkatësisht adenokarcinomë të kolonit transversal, e cila ishte shtrirë edhe në një pjesë të mëlçisë.Ekipi mjekësor ka realizuar rezeksionin e kolonit transversal me anastomozë, përkatësisht heqjen e pjesës së prekur të zorrës së trashë dhe bashkimin e skajeve të saj, si dhe hepaektominë e segmentit III, me të cilën është hequr pjesa e prekur e mëlçisë.Sipas spitalit, përdorimi i aparaturës së re ka mundësuar realizimin e ndërhyrjes në mëlçi me saktësi të lartë.Operacioni është kryer nga Dr. Fatbardh Rexha, Dr. Lindita Uka Musa dhe Dr. Granit Isa, specialistë të kirurgjisë, si dhe Dr. Fatmir Ujkani, specialist i anesteziologjisë, Xhemë Peci, teknik i anestezionit, dhe instrumentaret Mediha Potoku e Valbona Hajrizi-Fejza.Gjatë ndërhyrjes është bërë edhe pastrimi i plotë i hapësirës së barkut dhe janë vendosur drenat për parandalimin e komplikimeve. /Telegrafi/
TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0