IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Pas sanksioneve të SHBA, Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran

Kompania ajrore kombëtare turke Turkish Airlines, si dhe kompanitë me kosto të ulët AJet dhe Pegasus, kanë anuluar fluturimet drejt Iranit dhe nga ky vend që nga 21 shtatori, kur hynë në fuqi sanksionet amerikane.Në faqet e Turkish Airlines dhe AJet nuk ka fluturime drejt Iranit deri në muajin mars, ndërsa Pegasus ka hequr nga sistemi i rezervimeve të gjitha fluturimet drejt këtij vendi për një periudhë të pacaktuar.“Iran International” raportoi se një përfaqësues i Turkish Airlines i ka thënë këtij televizioni se nuk ka garanci që fluturimet do të rikthehen edhe pas marsit të vitit 2027.Sipas MEE, sanksionet e reja të Departamentit amerikan të Thesarit ndaj sektorit ajror iranian janë aq të ashpra, saqë kompanitë ajrore turke u detyruan të pezullojnë fluturimet.Sanksionet e reja gjithashtu pengojnë avionët e prodhuar nga Airbus të fluturojnë drejt Iranit, pasi ata përmbajnë komponentë të prodhuar në SHBA, raportojnë mediat.Një zyrtar turk tha se që nga e hëna, Mahan Air është e vetmja kompani ajrore iraniane të cilës i është ndaluar fluturimi drejt Turqisë, ndërsa kompanitë e tjera iraniane për momentin mund të vazhdojnë linjat mes dy vendeve.Turqia dhe Irani kanë ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme dhe lidhje të forta energjetike e tregtare, pavarësisht valëve të njëpasnjëshme të sanksioneve amerikane ndaj Teheranit.Megjithatë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka ndjekur një qasje tjetër që kur presidenti amerikan, Donald Trump e ka shtuar presionin ekonomik ndaj Iranit.Gjatë fundjavës, Turqia i hoqi licencën bankare bankës iraniane Bank Mellat, e cila kishte operuar në këtë vend për dekada.Rregullatori turk i bankave gjithashtu javën e kaluar mori nën kontroll bankën Golden Global Investment, pasi SHBA-ja vendosi sanksione ndaj saj për shkak të pretendimeve se kishte transferuar fonde te qeveria iraniane. /Telegrafi/

Članaka
5
Autora
0
Izvora
4
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Kompanitë ajrore turke pezulluan fluturimet drejt Iranit

TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran, shkak sanksionet e SHBA-së

Linjat ajrore turke kanë pezulluar fluturimet për në dhe nga Irani që nga e hëna, ndërsa hyjnë në fuqi sanksionet e reja të SHBA-së kundër sektorit të aviacionit iranian. Faqet e internetit të Turkish Airlines dhe AJet nuk i shfaqin fluturimet për në Iran deri në mars të vitit 2027, ndërsa Pegasus i ka hequr […] The post Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran, shkak sanksionet e SHBA-së appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Të gjitha linjat ajrore iraniane do të përballen me ‘mbyllje globale’ nga e mërkura – paralajmëron SHBA

Operacionet e të gjitha linjave ajrore komerciale iraniane do të mbyllen globalisht duke filluar nga e mërkura, tha Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent."Më 23 shtator, të gjitha linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën", tha Bessent për rrjetin televiziv amerikan CNBC të hënën, duke përshkruar sanksione të gjera dytësore që synojnë izolimin e rrjetit të aviacionit civil të Teheranit.Bessent shpjegoi se qendrat ndërkombëtare që shërbejnë aeroplanët iranianë do të përballen me përjashtim të plotë nga sistemi bankar amerikan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Zyrtarët iranianë nuk dhanë menjëherë një përgjigje publike në lidhje me kufizimet e planifikuara të aviacionit.Embargoja e aviacionit vjen ndërsa Uashingtoni përshkallëzon masat ekonomike kundër Teheranit në kuadër të një “operacioni ekonomik” mes luftës me Iranin, e cila tani është në muajin e saj të shtatë.Lufta filloi në fund të shkurtit pas sulmeve të koordinuara SHBA-Izrael, duke shkaktuar ndërprerje detare në Ngushticën e Hormuzit, shkëmbime të vazhdueshme rajonale raketash dhe presion të shtuar mbi kanalet tregtare dhe financiare të Iranit. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Pas sanksioneve të SHBA, Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran

Linjat ajrore turke “Turkish Airlines”, “AJet” dhe “Pegasus” kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Irani, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të reja amerikane ndaj sektorit iranian të aviacionit. Fluturimet e Turkish Airlines dhe AJet nuk shfaqen në sistemet e rezervimeve deri në mars 2027, ndërsa Pegasus i ka hequr përkohësisht itineraret drejt Iranit. “Turkish […] The post Pas sanksioneve të SHBA, Turqia pezullon të gjitha fluturimet për në Iran first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Reporteri.netIzvori: 4
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 5 članaka