IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

Partia e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur fitoren e kryeministrit letonez Andris Kulbergs në zgjedhjet parlamentare, duke e cilësuar rezultatin si dëshmi të besimit të qytetarëve te drejtimi i tij dhe te mbështetja e vendit për Ukrainën.Partia e qendrës së djathtë “United List”, e drejtuar nga Kulbergs, fitoi rreth 35.3% të votave dhe siguroi 42 nga 100 ulëset në parlamentin letonez. Rezultati përbën fitoren më të madhe të një force të vetme politike në historinë e Letonisë pas rikthimit të pavarësisë, transmeton Telegrafi.Kulbergs, 47 vjeç, pritet të nisë negociatat për formimin e një koalicioni të ri qeverisës, ndërsa rezultati i tij e vendos në pozitë të favorshme për të vazhduar kursin pro-evropian dhe pro-ukrainas të vendit. Për formimin e shumicës parlamentare do t'i nevojiten partnerë të tjerë.Në një mesazh të publikuar pas rezultateve, Zelensky e uroi Kulbergsin për atë që e quajti “fitore bindëse” në zgjedhjet parlamentare.“Ky rezultat i fortë pasqyron besimin e popullit letonez në udhëheqjen dhe vizionin tuaj për vendin. Ukraina e vlerëson thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur të Letonisë”, tha presidenti ukrainas.Zelensky shtoi se pret forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, ndërsa i uroi Kulbergsit sukses në drejtimin e vendit.Letonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe shtet që kufizohet me Rusinë, e ka vendosur sigurinë kombëtare dhe mbështetjen për Ukrainën në qendër të politikës së saj të jashtme.Gjatë fushatës, Kulbergs u zotua se do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën dhe do të ruajë një qëndrim të ashpër ndaj Moskës, ndërsa mbrojtja kombëtare ishte një nga temat kryesore të zgjedhjeve.Megjithatë, rezultati tregoi edhe rritjen e disa forcave populiste, veçanërisht atyre që morën mbështetje nga pjesë të komunitetit rusishtfolës. Pavarësisht kësaj, shumica e forcave që pritet të marrin pjesë në formimin e qeverisë së re mbeten të orientuara drejt BE-së, NATO-s dhe mbështetjes për Ukrainën.Me

Članaka
3
Autora
0
Izvora
2
U posljednjih 7 dana
0

Učitavamo…

Izvještaj

Zelensky përshëndet fitoren e Kulbergs në Letoni: Një fitore për mbështetjen ndaj Ukrainës

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Partia në pushtet pro-evropiane e Letonisë fiton zgjedhjet, ndërsa populistët shënojnë rritje

Partia e qendrës së djathtë "Lista e Bashkuar" (United List) e kryeministrit letonez Andris Kulbergs ka fituar zgjedhjet parlamentare në shtetin baltik, sipas rezultateve paraprake të së dielës.Me më shumë se 99,9 për qind të votave të numëruara, "Lista e Bashkuar" kryesonte me 35,4 për qind, sipas televizionit shtetëror.Në parlamentin me 100 vende, partia e Kulbergsit siguroi 42 mandate, një rekord për historinë e pas-pavarësisë së ish-republikës sovjetike, raportojnë mediat lokale, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.Rezultatet tregojnë për një vazhdimësi të kursit pro-evropian dhe pro-ukrainas për Letoninë.Kulbergs, i cili mori detyrën e kryeministrit vetëm në muajin maj, tha se rezultati ishte më i lartë se sa pritej dhe përputhej me epërsinë e treguar në sondazhet e kryera pas votimit (exit polls). "Kjo do të thotë se njerëzit vërtet duan ndryshim", tha ai, duke shtuar se kjo nënkuptonte "rritje ekonomike" dhe "një të ardhme për fëmijët (e Letonisë)".Koalicioni i tij, për të cilin sondazhet parazgjedhore parashikonin dobësim, nuk do të mbijetojë në formën e tij aktuale. Një nga anëtarët e koalicionit dukej se do t'i humbiste vendet e tij, ndërsa të tjerët patën rezultate më të dobëta se sa kishin shpresuar.Megjithatë, edhe partitë populiste shënuan rezultate të forta, të ndihmuara nga mbështetja e pakicës rusishtfolëse të Letonisë, pas një fushate të dominuar nga frika ndaj Rusisë fqinje dhe kostoja e jetesës.Më shumë se katër vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, siguria mbetet çështje qendrore në politikën letoneze. Si anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian që nga viti 2004, ky shtet i vogël baltik e sheh Rusinë si kërcënimin kryesor për sigurinë dhe, si përgjigje, ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen.Rritja e kostos së jetesës, pagat e ulëta, sistemi shëndetësor i mbingarkuar dhe rënia afatgjatë e popullsisë ishin gjithashtu tema të rëndësishme në debatet e fushatës.Shumica e partive që pritet të hyjnë në parlament mbështesin si shpenzimet e l

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Partia e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni

Partia e qendrës së djathtë, Lista e Bashkuar, e kryeministrit letonez Andris Kulbergs, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Letoni, sipas rezultateve paraprake. Me mbi 99.9 për qind të votave të numëruara, Lista e Bashkuar kryeson me 35.4 për qind të votave, duke siguruar 42 nga 100 vendet në parlament. Sipas mediave lokale, ky është rezultati […] The post Partia e qendrës së djathtë fiton zgjedhjet parlamentare në Letoni appeared first on Euronews Albania.

Euronews AlbaniaIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 3 od 3 članaka