Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një këngë që kishte synuar ta dërgonte në Festivalin e Këngës në RTSh.Bajrami ka pretenduar se kënga e saj nuk ishte pranuar në festival, duke e lidhur këtë me një kritikë që ajo i kishte bërë Elhaida Danit në kohën kur kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, në vitin 2015.“Nuk më kanë pranuar këngën dhe askush nuk e di këtë gjë, sot po e tregoj te ti. E kam ditur që kur është Elhaida nuk ia pranon Arta Bajramit këngën, ka mbet një hatërmbetje prej atëherë sepse këngën e kam pasur shumë të mirë”, u shpreh ajo. Foto: InstagramKëngëtarja tregoi gjithashtu se nuk e ka hequr dorë nga synimi për të konkurruar në festival dhe se planifikon të aplikojë sërish me një këngë të sajën.“Me një këngë timen vitin e ardhshëm e kam plan me shku, nëse është Elhaida sërish ndoshta këtu nuk e shikon”, shtoi Bajrami. - YouTube www.youtube.com Deklarata e Artës mori vëmendje të madhe, ndonëse nuk u bë akoma një reagim nga Dani në lidhje me këtë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Artistet Shqiptare (@artistet_shqiptare)
TelegrafiIzvori: 3
Izvorni izdavačKomentari: 0