IzdanjeIzdanjeLokacijeSačuvano
BS
Balkan.newsBalkan.newsNezavisna redakcija
Teme
BS
Tema

ZONJËS S’I BËHET VONË

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat në Shqipëri, duke ndarë me ndjekësit një mesazh që lidhet me ndryshimet shoqërore, pabarazinë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur bindjen se zemërimi që po shfaqet në shoqëri mund të ketë një…

Članaka
154
Autora
0
Izvora
10
U posljednjih 7 dana
39

Učitavamo…

Izvještaj

“Ndoshta është koha për një revolucion”, mesazhi i fortë i Era Istrefit për Shqipërinë

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat në Shqipëri, duke ndarë me ndjekësit një mesazh që lidhet me ndryshimet shoqërore, pabarazinë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur bindjen se zemërimi që po shfaqet në shoqëri mund të ketë një…

Lajmi.netIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0Pročitaj članak
Izvještaj

Fetoshi: “Zgjimi” i Duginit, kalkulimi rus për protestat në Shqipëri

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka ngritur dyshime për ndikimin e interesave ruse në protestat e fundit në Shqipëri, duke iu referuar një postimi të ideologut rus Aleksandër Dugin, i cili i cilësoi shqiptarët si një komb që “po zgjohet”.Në një reagim të titulluar “Zgjimi i Aleksandër Duginit”, Fetoshi ka analizuar zhvillimet e fundit në Tiranë nga këndvështrimi gjeopolitik, duke pretenduar se deklaratat e ideologut rus mund të lidhen me interesat e Moskës për të dobësuar orientimin euroatlantik të Shqipërisë.Fetoshi ka rikujtuar se Dugin, i njohur për idetë e tij neo-euroaziatike dhe kundërshtimin e liberalizmit perëndimor, reagoi në platformën X dy ditë pas publikimit të shkrimit të tij “Tirana në flakë, kujt i shërben?!”.“Shqiptarët tani po tregojnë ngjyrat e tyre. Ky komb është krijuar nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks, Fan Noli) dhe Islami i tyre është sufi e mistik. Ata janë indoeuropianë, meqë ra fjala. Njerëz shumë interesantë dhe të guximshëm. Ata tani po zgjohen”, kishte shkruar Dugin.Sipas Fetoshit, ky reagim nuk duhet parë i shkëputur nga interesat gjeopolitike të Rusisë. Ai pretendon se përshkrimi i protestave si një “zgjim” i shqiptarëve mund të shërbejë për të përhapur narrativa që e largojnë Shqipërinë nga orientimi i saj perëndimor, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Fetoshi ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si Dugin e përshkruan identitetin kombëtar shqiptar, duke argumentuar se historia e kombformimit shqiptar mbështetet në gjuhën, kujtesën historike dhe trashëgiminë kulturore, si dhe në kontributin e elitave me përkatësi të ndryshme fetare.Ai i është referuar edhe figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke theksuar rolin e tij simbolik në bashkimin e shqiptarëve përtej dallimeve fetare.Në shkrimin e tij, drejtori i Institutit Octopus ka lidhur këto deklarata me qëndrimet që, sipas tij, përputhen me interesat revizioniste të Rusisë dhe me narrativat serbe për Kosovën.Fetoshi ka p

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

“Ndoshta është koha për një revolucion”, mesazhi i fortë i Era Istrefit për Shqipërinë

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me protestat në Shqipëri, duke ndarë me ndjekësit një mesazh që lidhet me ndryshimet shoqërore, pabarazinë dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur bindjen se zemërimi që po shfaqet në shoqëri mund të ketë një domethënie më të thellë, duke lënë të kuptohet se situata aktuale mund të jetë një pikënisje për ndryshime të rëndësishme.“Ndoshta krejt kjo çka po ndodhë është për një qëllim universal më të mirë! Krejt ky mllef nuk është ardhë rastësisht! Ndoshta është koha për një revolucion. Edhe kjo është mënyra e vetme që ka mujt me u dëgju”, ka shkruar ajo. Foto: InstagramMegjithatë, mesazhi i artistes nuk është përqendruar vetëm te pakënaqësia dhe kërkesa për ndryshim. Këngëtarja ka shprehur gjithashtu dëshirën që zhvillimet të çojnë drejt një shoqërie më të drejtë, ku dallimet e mëdha ekonomike të mos e bëjnë jetën të papërballueshme për një pjesë të qytetarëve.“Lutem që të balancohen gjërat. Mos të ketë njerëz shumë të pasur dhe shumë të varfër! Ta arrijmë një mes të artë!”, ka shkruar tutje.Një tjetër pjesë e rëndësishme e postimit ka qenë shqetësimi i saj për pasojat që mund të sjellin zhvillimet e fundit. Istrefi ka shprehur shpresën që ndryshimet të arrihen pa trauma, shkatërrime apo pasoja të rënda, duke bërë thirrje për solidaritet me njerëzit që po kërkojnë të dëgjohen.“Dashuri për të gjithë guximtarët! E për njerëzit në pushtet, lutem që të veprojnë në të mirën universale të njerëzimit”, shtoi mes të tjerash Era. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 2
Izvorni izdavačKomentari: 0
Izvještaj

Shiti gjithçka dhe udhëtoi 1.900 kilometra për dashurinë, por zbuloi se ishte krijuar me AI

Një 49-vjeçar nga Brazili shiti të gjitha gjërat e tij personale dhe udhëtoi mbi 1.900 kilometra për të takuar gruan me të cilën besonte se do të ndërtonte të ardhmen, por zbuloi se ajo ishte një personazh i krijuar me inteligjencë artificiale.Edimar Rocha Martins kishte nisur të ndiqte profilin e një gruaje të quajtur Jessica Oliveira në rrjetet sociale që nga viti 2020.I bindur se kishte gjetur dashurinë e jetës, më 9 tetor shiti gjithçka për të udhëtuar drejt Belo Horizonte, por me të mbërritur mësoi se gruaja nuk ekzistonte. View this post on Instagram A post shared by Imirante (@imirante) Profili, që kishte rreth 300 mijë ndjekës, publikonte video të një gruaje të krijuar me inteligjencë artificiale, e cila pretendonte se kërkonte një partner që do të jetonte me të në fermën e saj. Personi që qëndronte pas profilit pranoi se personazhi ishte krijuar me AI, duke shpjeguar se synimi ishte rritja e ndërveprimeve për qëllime komerciale, por mohoi se kishte komunikuar drejtpërdrejt me Martinsin.Pasi mbeti pa para, 49-vjeçari kërkoi ndihmë nga autoritetet lokale, të cilat i mundësuan kthimin në shtëpi. Pavarësisht zhgënjimit, ai nuk ka hequr dorë nga kërkimi i dashurisë dhe thotë se do të kthehet sërish në Belo Horizonte me shpresën për të gjetur dikë me të cilin mund të ndërtojë një jetë të përbashkët. /Telegrafi/

TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0

Prikazano 4 od 154 članaka